Arrestohen rumuni dhe shqiptari me 10 karta të klonuara kanadeze dhe angleze/ U zbuluan pas kallëzimit nga banka

TIRANE - Dy persona u arrestuan nga Policia e Shtetit dhe një tjetër do të hetohet në gjendje të lirë, në sajë të një aksioni të koduar  “Credit Card Fraud”, në fushën e krimit kibernetik. Policia sekuestroi karta krediti të klonuara dhe pajisje të tjera që shërbenin për klonimin e kartave.

Në saj të të hetimeve me metoda proaktive u arrestuan një rumun, 37-vjeçari Aleksande Boevan ​​​​dhe një shqiptar 41 vjeçar, C.M banues në Rumani. Po ashtu, hetohet në gjendje të lirë hetohet L. C, 38 vjeç, lindur dhe banues në Rumani.

Rumuni ka pasur rolin kryesor në klonimin e kartave të kreditit, siç raporton gazetarja e Report Tv, Xhensila Kodra, madje jo vetëm në Shqipëri por edhe në vendin e tij të origjinës.

Skema e veprimtarisë kriminale

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, një bankë shqiptare e nivelit të dytë ka bërë kallëzim penal se në ATM-të e saj persona të paidentifikuar kanë përdorur 10 karta të klonuara kanadeze dhe të Britanisë së Madhe. Departamenti i kartave informon se procesori i tyre ka dhënë alert për disa veprime të dyshimta të kryera në ATM-të e kësaj banke.

Nisur nga kallëzimi i bërë, Sektori për Hetimin e Krimeve Kompjuterike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë regjistroi në Prokurorinë e Tiranës  procedimin penal që u ndoq me metoda speciale të hetimit për dy javë.

Si rezultat i veprimeve të kryera, këqyrjes së pamjeve filmike dhe sistemit të hyrje daljeve, u identifikuan dy persona dhe në bashkëpunim me Policinë Kufitare në Qafë Thanë u bllokuan dhe u shoqëruan së bashku me shoferin e mjetit, me të cilin ata qarkullonin.

Ndërkohë policia u ka kërkuar informacion dhe po verifikon edhe banka te tjera të nivelit të dytë nëse kanë rënë pre e mashtrimeve të grupit të drejtuar nga Aleksande Boevan.Burimet bëjnë me dije se ende nuk janë zbuluar anëtarë të tjerë të grupit dhe se mund të jenë larguar jashtë vendit pak ditë para se të ndodhte operacioni.

Gjatë kontrollit të tyre, u gjendën dhe u sekuestruan si prova materiale: 3 telefona të markave të ndryshme; 8 karta të ndryshme bankare; një sasi parash; pajisje për shkrues kartash magnetike dhe një Laptop

Materialet e sekuestruara

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

 Bashkia e Vlorës zhvendos tregun e gjësë së gjallë, tregtarët bëjnë rezistencë: S’vjen njeri të blejë kaposhë në Nartë se është larg

Bashkia e Vlorës zhvendos tregun e gjësë së gjallë, tregtarët bëjnë rezistencë: S’vjen njeri të blejë kaposhë në Nartë se është larg