'Arrestohen të pabindurit', Rama: Ka përmirësim në respektimin e rregullave! Nesër të jemi më mirë 

Nga monitorimi i situatës në terren duket se ndërgjegjësimi i qytetarëve po rritet gjithmonë e më shumë, duke e bërë edhe më të lehtë luftën ndaj armikut të padukshëm. Rama shprehet se situata është shumë më mirë se javën e kaluar në lidhje me respektimin e distancës së njerëzve për të bërë pazarin, por edhe rregullave të vendosura. Sigurisht që vend për përmirësim ka shumë, por të shpresojmë që në ditët në vazhdim ata pak qytetarë që zgjedhin të ecin rrugëve për shëtitje, të ndërgjegjësohen dhe të mbyllen në shtëpi në të mirë të familjes së tyre dhe gjithë shoqërisë.

Thyerja e rregullave sigurisht që është shoqëruar me arrestime të të pabindurve, ndërsa policia dhe ushtria në rrugë përveç monitorimit, ka informuar dhe ndërgjegjësuar qytetarët të rrinë në radhë dhe në distancë nga njëri-tjetri në rastet kur kanë parë grumbull njerëzish për të bërë pazaret.

"Sot shumë më mirë se javën e shkuar në respektimin e rregullave, në bërje pazari e në lëvizjen në rrugë. Policia e shtetit ka kryer një sërë arrestimesh të të pabindurve dhe bashkëpunimi polici-ushtri në kontrollin e rrugëve ka qenë pozitiv. Nesër më mirë akoma, padiskutim", shkruan Rama.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kriza politike në Korenë e Jugut/ Miratohet mocioni i shkarkimit të presidentit në detyrë

Kriza politike në Korenë e Jugut/ Miratohet mocioni i shkarkimit të presidentit në detyrë