Arrestohen tre bashkëpunëtorë të grabitjes së kambistit në Tiranë /EMRAT

Arrestohen tre bashkëpunëtorë të grabitjes së kambistit në Tiranë /EMRAT

Policia e Tiranës arrestoi tre bashkëpunëtorë në grabitjen e dhunshme të kambistit dje në rrugën e Barrikadave. Krahas autorit të arrestuar dje nga ndërhyrja e një polici rrugor, blutë e Tiranës arrestuan tre bashkëpunëtorë. Elvis Berisha 37 vjeç, Xhoni Dido 23 vjeç të dy të dënuar më parë për vjedhje, dhe Blenard Hoxha 27 vjeç u vunë sot në pranga nga policia në kuadër të një operacionit të koduar "Valuta".

Dje, dy persona të maskuar grabitën kambisti Agron Shima, i cili mbeti i plagosur nga goditjet me leva dhe thikë. Autorët u larguan me një motor, dhe njëri prej tyre u arrestua falë ndërhyrjes së dy efektivëve të Policisë Rrugore që ishin me shërbim aty pranë. I arrestuari është Elvis Fata 35 vjeç.

Me arrestimin e tre bashkëpunëtorëve, policia sekuestroi edhe disa sende të përdorura prej tyre gjatë vjedhjeve: Motor skuter; kokore; tub metalik; thikë dhe doreza plastike; doreza dhe veshje të përdorura nga autorët; tre aparate celular dhe automjet.

Nga hetimet e policisë, të arrestuarit janë dhe autorë të dyshuar të ngjarjes së ndodhur më 07 janar 2019, në rrugën “Mine Peza”, ku dy persona të paidentifikuar, i kanë vjedhur me dhunë çantën shtetasit B. Sh., (roje pranë një pike këmbimi valutor)

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë