POGRADEC-Arrestohen dy persona në Pogradec për mashtrim me kredi dhe drejtim makine në gjendje të dehur.
I arrestuari është E. Ç., 57 vjeç, banues në Pogradec, pasi para një viti, Gjykata e Apelit Korçë me e dënoi me 4 muaj burg për veprën penale “Mashtrimi në kredi”.
Kurse S. K., 53 vjeç, banues në Tiranë, pasi në vendin e quajtur “Enkelana”, Pogradec, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Citroen” dhe kundërshtoi me dhunë punonjësit e policisë të rendit publik gjatë ushtrimit të detyrës.
Sipas policisë, materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.
Kurse në Korçë filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit K. K., 33 vjeç, banues po në Korçë, pasi, gjatë kontrollit në lokal në lagjen nr. 11, iu gjetën dhe sekuestruan tavolinë pokeri, 31 copë fisha dhe letra bixhozi, të cilat dyshohet se përdoreshin për të ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojrave të fatit.
Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat "Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin" dhe "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara".
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?
-
Të nevojshëm
68.9%
-
Të panevojshëm
24.6%
-
Nuk e di
6.6%
Vota total: 3206
Lajme të tjera
-
Aksident në Pogradec-Qafë Thanë/ Makina del nga rruga përplaset me barrierat, plagoset shoferja shpëton fëmija
9 Maj, 19:13
-
Tentoi të trafikojë 53.3 kg drogë nga Qafë Thana në Maqedoninë e Veriut, prokuroria kërkon ‘arrest më burg’ Elton Grabockën
9 Maj, 13:49
-
VIDEO/ Shi dhe breshër në njësinë administrative Leskovik, ja dëmet në bujqësi
8 Maj, 20:13
-
Shtohet fluksi në dalje të Kapshticës, emigrantët shqiptarë kthehen në Greqi pas Pashkëve
8 Maj, 09:00
-
Do trafikonte 53.3 kg kanabis drejt Maqedonisë së Veriut, arrestohet 46-vjeçari në Qafë-Thanë
7 Maj, 09:31
-
FOTO/ Skënderbeu e pret Laçin me vezët e Pashkëve
6 Maj, 16:44
-
VIDEO/ Festë për ngjitjen në Pogradec, kapiteni e mbyll 40 vjeç! Valbona bën historinë, tifozët e futbollistë kërcejnë me tupana
6 Maj, 12:37
-
‘Krishti u Ringjall’! Besimtarët në Korçë festojnë Pashkën
5 Maj, 09:58
-
Aksident në aksin Pogradec-Qafë-Thanë, makina përplas një grua
4 Maj, 12:26
-
Pashkët Ortodokse, emigrantët kthehen në vendlindje për të festuar, fluks në pikën kufitare të Kapshticës
4 Maj, 09:09
-
E premtja e Zezë në Korçë/ Mitropolia e Shenjtë organizon ritin e kalimit nën epitaf, pjesë qindra qytetarë të Korçës dhe vizitorë nga qytete të tjera
3 Maj, 20:36
-
Të dielën Pashka Ortodokse, shqiptarët kthehen në atdhe për të festuar! Fluks në Kapshticë
3 Maj, 09:31