Një 19-vjeçar me iniciale L.D., nga qyteti i Durrësit ka rënë në prangat e policisë pasi dyshohet se ka kryer vjedhje në pesë banesa të ndryshme.
Gjatë muajit dhjetor 2018, janar dhe shkurt 2019, në lagjen nr. 14 Durrës ai ka grabitur pesë banesa ku ka marrë varese floriri, televizorë, fshesë me korent, aparate celular, rroba, tapete e sende të tjera.
Sipas policisë vjedhjet janë kryer kryesisht gjatë orëve të natës.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, në ngarkim të shtetasit L.D., për veprën penale " Vjedhja", parashikuar në nenin 134/2 të Kodit Penal.