Policia e Fierit ka arrestuar ditën e sotme një person të shpallur në kërkim që prej vitit 2015. 

I arrestuari është Renalt Ndreko, 21 vjec, banues në fshatin Fermë Çlirim, Fier.

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë ‘’arrest me burg’’ për 21-vjecarin, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Redaksia Online 
XH.K/shqiptarja.com