Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, për shkak se dyshohet se tregtonte mallra kontrabandë.
Policia ka vënë në pranga shtetasin B. H., 34 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në dyqanin në pronësi të këtij shtetasi, në Rrugën e Durrësit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 21 aparate celulare të llojeve të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Komento