E rëndë në Durrës/ Vajza 15 vjeçare denoncon të atin në polici, kreu marrëdhënie seksuale me të për 4 vite

DURRËS- Një 48-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pasi është denoncuar nga e bija e tij 15-vjeçe për abuzim seksual. Mësohet se vajza tregoi historinë tek psikologia e shkollës dhe më pas është bërë denoncimin në polici.

Sipas njoftimit të policisë, 15-vjeçarja ka kallëzuar në polici se i ati kishte kryer marrëdhënie seksuale me të, gjatë 4 viteve të fundit.    

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas kallëzimit nga një shtetase 15 vjeçe, se babai i saj kishte kryer marrëdhënie seksuale me të, gjatë 4 viteve të fundit, menjëherë kanë organizuar punën për verifikimin e këtij kallëzimi dhe arrestimin e autorit. Si rezultat i veprimeve të para hetimore, u vu në pranga shtetasi B. R., 48 vjeç, banues në Golem, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” informoi sot policia.

Familja jeton në Golem në një banesë me qira dhe rezulton se kemi të bëjmë me një familje me standard të ulët ekonomik. Çifti kishte 4 fëmijë dhe babai punonte në një distributor karburanti.

Vajza fillimisht i ka treguar mësueses dhe më treguar psikologes se ngjarja ka ndodhur para 1 viti. Sipas kallëzimit të saj abuzimi seksual ka nisur në moshën 11 vjeçare.      

Vetë 48 vjeçari e ka mohuar ndërsa procedura do të vijojë më vizitën e vajzës në Tiranë pranë komisionit mjeksor të posaçëm për të verifikuar akuzën e 15 vjeçares. 48 vjeçari i identifikuar me inicialet B. R është arrestuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Adi: 21/05/2024 14:16

    Duhet re vertetohet mir mos merrni ne qaf njerz me arrestime direkt . Varet nga mund te jet shty per te ber ket denoncim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Tipologji e re e turizmit në Shqipëri', eksperti: Vijnë shumë të rinj! Jo për plazhe por për ture, Gjirokastra nga më të preferuarit

'Tipologji e re e turizmit në Shqipëri', eksperti: Vijnë shumë të rinj! Jo për plazhe por për ture, Gjirokastra nga më të preferuarit