Seksioni Kundër Krimit Ekonomik Financiar, bazuar në informacione operative bënë të mundur sot identifikimin dhe arrestimin në flagrancë të një shtetasi për veprën penale të "Tregëtimin dhe transport të mallrave kontrabandë".

Sipas burimeve, në kushtet e flagrancës u arrestua në afërsi të rrugës së Kavajës në Tiranë,  Vlash Zak Zaka, 58 vjec, banues në Tiranë.

Nga kontrolli i ushtruar ne automjetin tip FIAT PANDA me targe AA578GJ, u gjeten 700 paketa cigare te markave Marlboro, Murati Ambasador dhe Slims Karela, te cilat ishin pa pulle fiskale.

Nga kontrolli në banesën e këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale gjithsej 3.110 paketa të markave Marlboro, Murati Ambasador, Merit dhe Fency, të cilat ishin pa pullë fiskale. Nga hetimi i kryer u konkludua se vlera e mallit të sekuestruar shkon rreth 1.240.000 lekë të reja.
Për sa më lart ndaj shtetasit Vlash Zaka, u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale të "Tregëtim dhe trasport i mallrave kondrabande" parashikuar dhe e dënueshme nga neni 178 i K.Penal.

Materialet iu referuan  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprime të mëtejshme.

ATSH