POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Arrestohet autori i gjashtë për grabitjen në Rinas, 'Daja' nga Kosova (FOTO)

Arrestohet personi i gjashtë për grabitjen brenda aeroportit të Rinasit në datë 9 prill, 'Daja' nga Kosova. Ai është Ragip Haxhiajdini i njohur edhe me mbiemrin Hajdini 50-vjeç nga Peja, ndërsa u arrestua pasditen e sotme tek 'Shkëmbi i Kavajës' në një pronë të tijën. Ai akuzohet si pjesë e grupit që bënë grabitjen në Rinas dhe për strehimin e kreut të bandës Admir Murataj para se të ekzekutohej, pasi ishte në kërkim për grabitjet e tjera në Shqipëri dhe ato në Greqi.

Ishte i penduari i drejtësisë Alkond Bengasi personi që përmendi për herë të parë para hetuesve përfshirjen e një personi nga Kosova me pseudonimin 'Daja'. Me të njëjtin pseudonim, 'Daja' në rrëfimin e tij, Bengasi i referohet edhe Admir Muratajt, tropojanit që u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë pas grabitjes.

"Unë shkoja shpesh në banesën e Klementit e cila ndodhej afër shtëpisë time dhe në këtë banesë vinte shpesh edhe Admir Murataj. Po ashtu e kam takuar Admirin edhe me një person tjetër nga Kosova i moshës rreth 50 vjeç, qeros, të cilin Admiri e thërriste me pseudonimin “Daja”" deklaroi Bengasi para grupit hetimor.

Përpos 'Dajës' nga Kosova Ragip Haxhiajdini, janë arrestuar edhe pesë persona të tjerë; Oltion Veseli dhe Elton Pikli, të dy nga Kruja dyshohet se janë autorë, ndërsa Alkond Bengasi (i penduar i drejtësisë), Saimir Çela dhe Renaldo Sula akuzohen si bashkëpunëtorë.

Në kërkim janë; Talo Çela, Klement Çala, Eldi Çala, Marenglen Hoxha, ish-punonjës policie, Aleks Pepa dhe një tjetër. Ndërkohë që koka e grupit, Admir Murataj nga Tropoja, i arratisur në 2013 nga burgu grek u vra gjatë shkëmbimit me policinë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:12
Lleshaj reagon për arrestimin e 'Dajës': Dara vijon të shtrëngohet pavarësisht pikëllimit të dikujt




Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka reaguar menjëherë pas arrestimit të autorit të 6-shtë të grabitjes së Rinasit. Me anë të një postimi në Twitter Leshaj shkruan 'dara' vijon të shtërngohet.

"I gjashti i bandës së Rinasit u mbyll prapa hekurave. Dara vijon të shtrëngohet pavarësisht pikëllimit të rrallë të dikujt. Ka vetëm një alternativë: drejtësi. Falënderim për Policinë e Shtetit!", shkruan Lleshaj.
 

Ora 20:05
Zbulohet fotoja e kosovarit që strehoi Admir Muratajn

1556301964_1556301854RagipHajdini.jpg

Shqiptarja.com zbulon foton e kosovarit nga Peja, Ragip Haxhiajdini që u arrestua pasditen e sotme në Durrës si i përfshirë në grabitjen brenda aeroportit të Rinasit.

Ora 20:03
Kosovari i Rinasit vodhi 25 kg ar në Pejë, dyshohet edhe për grabitjen e bankës në Istog


Ragip Haxhiajdini është personi i gjashtë që u arrestua për grabitjen në Rinas. Ai është nga Peja, 50-vjeç dhe me precedent penal, pasi në 2012 është akuzuar se ka vjedhur edhe 25 kg ar së bashku me pesë persona të tjerë në Dhomën e Dëshmive në Policinë e Pejës. Një prokuror i EULEX-it, që kreu hetimet dyshonte se Ragim Bytyqi, Ragip Haxhiajdini, Xhemë Gashi dhe Kushtrim Kastrati janë të implikuar në vjedhjen e arit. Ky grup kriminal që bëri grabitjen në Rinas, ku është i përfshirë edhe Ragip Haxhiajdini dyshohet edhe për grabitjen e një banke në Istog në fund të vitit të kaluar në Kosovë ku u vra një efektiv policie.

Ora 19:45
Zbulohet emri i 'Dajës' nga Kosova, krahu i djathtë i Admir Muratajt

Shqiptarja.com zbulon emrin e 'Dajës' nga Kosova që u arrestua për grabitjen në Rinas. Ai është Ragip Hajdini nga Peja. Shqiptari nga Kosova u identifikua, pas dëshmisë së Alkond Bengasit, i cili e përshkroi nga si “Daja” nga Kosova qeros, i cili takohej shpesh me Klement Çalën dhe Admir Muratajn.

Ora 19:45
Grabitja në Rinas, Policia e Shtetit njoftim për arrestimin e Pejanit

Në vijim të veprimeve  të kryera nga një grup i posaçëm hetimor për zbardhjen e grabitjes më 9 prill në aeroportin e Rinasit,  policia informon se është kapur R.H., 50 vjeç, lindur e banues në Pejë, i dyshuar si një prej autorëve të kësaj ngjarje.
 
Ai do të hetohet nga Prokuroria për Krime të Renda Tiranë, për veprën penale  te “Vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal", "Mbajtjes pa leje të municioneve luftarake”, "Vrasje e punonjësve të policisë, e kryer ne bashkëpunim e mbetur në tentativë".

Ora 19:37
Arrestimi i 'Dajës'/ Detaje nga operacioni, si u rrethua plazhi me civilë, u zbulua nga përgjimet

Shqiptarja.com zbardh detaje të reja nga operacioni i policisë për arrestimin e 50-vjeçarit me pseudonimin 'Daja' nga Kosova. Grupi që po merret me zbulimin dhe gjurmimin e kësaj ngjarjeje kishte vënë në shënjestër dy persona që strehohen në zonën e plazhit në Durrës. Sot sipas informacioneve grupi operacional ka arrestuar njërin prej tyre.

Prej ditësh ata janë në përgjim dhe survejim. Operacioni nga Tirana nisi pasditen e sotme, fillimisht me rrethimin e një perimetri 1 km nga disa efektivë civilë në zonën e plazhit, që kanë ardhur me katër makina pa u kuptuar dhe më pas kanë ndërhyrë duke e arrestuar. Burime për Shqiptarja.com pohuan se  “Është ngjarje e vështirë, që po zbardhet has pas  hapi”.

G.M./d.ba./Shqiptarja.com
Komento

Komente

  • Beni: 26/04/2019 22:34

    Bravo te madhe policis,dhe mos na cani me k... u te PDs

    Përgjigju
  • Paret: 26/04/2019 21:59

    Gjeni Eurot ore pa keta do i mbani me buke.

    Përgjigju
  • Landi: 26/04/2019 21:59

    Ik o Gert o palle futi ndonje pace

    Përgjigju
  • Garipi: 26/04/2019 21:45

    Lum si ne per bashkepunimin e ngushte Kosove Shqiperi.

    Përgjigju
  • Fredi: 26/04/2019 19:47

    Me nganjë thes me akuza mbi shpinë, pa 50 vjet secili nuk dalin nga burgu. Dergoini te punojnë lidhur me zinxhirë tek Rruga-Ura, miniera, prashitje-vaditje, pyllezim, te shtrojnë shina treni, metalurgjik etj. Dergoini ne pune 8 orarshe me roje per 50 vjet, qe te mbajnë veten me bukë me djersen e ballit duke kuptuar se ne c belá e futen veten. Denojini nga 50 vjet e siper secilin dhe lajmin policia ta beje bujë qe te tregojë se mbi ligjin askush nuk mund të dali. Te punojnë ne burg me djersen e ballit. Te gjitha pasuritë tu konfiskohen ashtu si dhe te afermve te tyre!

    Përgjigju
    • Fredi: 27/04/2019 15:52

      Ikni ore bajga ordinerë, keputni qafen ne burg dhe ju bashkë me këta se keni ngrë bukë nepermjet grabitjeve, yyyyyt!

    • Shiku: 27/04/2019 14:50

      O parazit cpune ke ti me te tjeret, ti do besh moral ketu te q rrobte, o plehre se nuk ja vlen se je kot pa llidhje parazit.E ke lepurin ne bark o spurdhjak ordiner pa kokerr leku ne xhep.

    • Fredi: 27/04/2019 11:30

      Ore bajga çar keni? Thashë ndonjë gjë gabim? Mos vallë gjë jeni të afërmit e tyre? Ikni punoni me djersën e ballit dhe jo të jetoni me vjedhje! Përse u mërzitët ju? Ç farë doni ju? T iu ushqejnë tër jetën keta që tani doni thonë burgut hapu? Yyyyyyyt!

    • Shiku: 26/04/2019 23:35

      O Fredi qe ngele duke lehur ketu ham ham dhe nuk po sherohesh nga sistemi nervor dhe budallalleku qe te ka zene. Ik ore 80 lekesh bej ndonje pune me me shume leke se nuk shtyhet me spiunlliqe kot pa lidhje, si puna jote jane mbushur rruget plot, po te gjeten do ta hapin marmiten.

    • Hudhra: 26/04/2019 22:30

      Qepa robt Kina dhe India ku ti kesh..

    • Qepa: 26/04/2019 21:32

      O fredi o komunist spiun bajge kombi. Te q gruan

  • gerti: 26/04/2019 19:35

    Nuk keni asnje prove per asnje pervec Admir Muratajt. Asnje nuk dihet kush eshte e as nuk jane kapur. Kane kapur vetem disa punetore servisi qe kane marre 2 lek. As eurot nuk u gjeten dhe asnje prove e asnje grabites Deshtim i shtetit

    Përgjigju
    • Landi: 26/04/2019 21:57

      Ik o Gert o palle ha ndonje pace

    • Like: 26/04/2019 21:19

      Ku d di ti qe nuk kane prova eshte shpejt per th folur dashte zoti ja nxjer per hundedh gjynahet qe kane bere