Bukuroshja është marrë në pyetje nga policia izraelite, pas deklaratave të rreme në lidhje me vendbanimin e saj, për të evituar taksimin e të ardhurave.
Modelja 30-vjeçare është e dyshuar për fshehjen e përfitimit të një shume prej mbi 500.000 paund, në formën e një apartamenti luksoz të regjistruar në emër të së ëmës dhe vëllezërve të saj.
Ndërkohë që dhe e ëma e modeles, Zipora, është arrestuar më dyshimin e shmangies së taksave për miliona paund pasuri të ardhura prej jashtë.
Refaeli, e cila është e martuar me biliarderin izraelit Adi Ezra në shtator, i ka mohur akuzat.
Ylli i pasarelave, ka reaguar përmes avokatit të saj, i cili ka thënë: “Nuk ka asnjë dramë, është thjeshtë një çështje civile. Askush nuk ka mashtruar askënd, çdo gjë do të sqarohet së shpejti.”

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
