Një ditë pas arratisë së Bledar Zefit nga ambientet e komisariatit nr.3 në kryeqytet, policia arrestoi një tjetër person të dyshuar si bashkëpunëtorë i tij në krimet e kryera në Xhenova.
Mir Kotarja, 34 vjeç, i njohur edhe me emrin Dashnor Kotarja, u arrestua nga hetuesit e Sektorit të Krimeve të Rënda në kryeqytet. Sipas burimeve zyrtare të policisë, Kotarja është arrestuar me qëllim ekstradimin drejt Italisë, pasi është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Gjykata e Xhenovës kishte lëshuar urdhrin e arrestit me datë 10 korrik të vitit 2015 për veprën penale: "Vjedhje me armë". Kotarja, dyshohet se ka qënë bashkëpunëtor në Itali me shtetasin Bledar Zefi 26-vjeçarin e arratisur ditën e martë paradite nga ambientet e Komisariatit nr.3.
Ndërkaq në lidhje me arratisjen e Zefit, Shërbimi i Çështjeve të Brendshme arrestoi mbrëmjen e djeshme dy efektivë të policisë të cilësuar si përgjegjës për arratisjen e tij.
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com