FIER - Në dhjetor të vitit të kaluar kishte fituar lirinë me kusht kur i kishin mbetur edhe pak vite nga dënimi me 17 vjet burg për grabitje me armë dhe gjobvënie...por i duhet të kthehet sërish në qeli për të kryer jo vetëm pjesën e mbetur të viteve për këto vepra, por edhe dënimin e ri që pritet të marrë për grabitjen me armë të një kambisti tre ditë më parë në qytetin e Fierit. Bëhet fjalë për 34-vjeçarin nga Tirana Kreshnik Berisha, anëtar i Bandës famëkeqe të Niklës, i cili u arrestua këtë mëngjes (19 tetor) nga policia si autor i grabitjes së 8 milionë lekëve të rinj kambistit 48-vjeçar nga Fieri Artur Çepele, tre ditë më parë.
Kreshnik Berisha, një emër i njohur për drejtësinë për grabitjet e kryera me armë, e specifikisht ndaj kambistëve, duket se nuk i ka rezistuar dot “zanatit” të vjetër dhe nën kërcënimin e armës duke e plagosur në këmbë, i grabiti çantën me para Çepeles. Ai i bëri pritë kambistit kur ky i fundit sapo ish kthyer me furgon nga Tirana në Fier me çantën me para. Pasi ka ndjekur lëvizjet e kambistit, Berisha ka zbritur nga një autoveturë së bashku me bashkëpunëtorin e tij gjithashtu të arrestuar, Dritëro Lajthia 43 vjeç me banim në Tiranë, duke kryer grabitjen.
Arrestimi i Berishës dhe grabitja e kambistit në Fier
Dyshimet e policisë janë se në grabitjen e kambistit Artur Çepele të kenë qenë të përfshirë edhe bashkëpunëtorë të tjerë për të cilët po punohet për t’i arrestuar. Me urdhër ndalimi nga Prokuroria, policia vuri në pranga 34-vjeçarin nga Tirana Kreshnik Berisha i cili dyshohet se ka kryer grabitjen me armë pa leje, ndërsa i arrestuari i dytë Dritëro Lajthia akuzohet se i ka siguruar Berishës mjetet e nevojshme për grabitjen e kambistit Çepele mesditën e 16 tetorit.
Në cilësinë e provave materiale policia sekuestroi gjatë operacionit të koduar “Porosia” një makinë Mercedes Benz, 3 telefona celularë, 5.200 lekë të reja si dhe 700 euro (rreth 6 milionë lekë të rinj). Nuk dihet ende se ç’kanë bërë me shumën e konsiderueshme të parave që autorët mundën t’i grabisnin kambistit nën kërcënimin e armës
Më parë, policia kishte sekuestruar në vendin e ngjarjes, një gëzhojë pistolete të kalibrit 9 mm, si dhe një autoveturë me targa shqiptare në pronësi të të dëmtuarit,Artur Çepele. Pak kohë pas grabitjes, policia gjeti në afërsi të fshatit Vërri të Fierit, edhe një automjet tip DEAWOO, që sipas policisë është konfirmuar se është blerë në servisin e Dritëro Lajthisë në kryeqytet nga Kreshnik Berisha.
Grabitja ndodhi në lagjen “Sheq i Madh” të Fierit, kur kambisti sapo ishte kthyer me furgon nga Tirana. Çantën me lekë, të cilën e kishte me vete gjatë gjithë udhëtimit, me të mbërritur në Fier kambisti e vendosi në makinën e tij, parkuar pranë një dyqani ku Çepele u fut për të bërë disa blerje. Ky moment është shfrytëzuar nga grabitësit të cilët janë hedhur në sulm për të marrë paratë nga makina...por mesa duket kambisti ka mbaruar punë shpejt në dyqan e kur ka dalë është përballur me grabitësit, të cilët e plagosën me një plumb në këmbë dhe u larguan me çantën me para.
Kush është Kreshnik Berisha
Kreshnik Berisha ka dalë nga burgu në dhjetor të vitit 2014 nga burgu i Vaqarrit. Ai fitoi lirinë me kusht, për pjesën e mbetur të dënimit me 17 vjet si anëtar i Bandës së Niklës, ku akuzohej kryesisht për grabitje me armë dhe gjobvënie. Në vitin 2009, Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda kishte konfirmuar për të një dënim prej 17 vitesh burg për grabitje me armë të kryera në Tiranë. Në korrik të vitit të kaluar, gjykata e Tiranës, i kishte ulur 90 ditë nga dënimi që i kishte mbetur për t’u kryer.
Me arrestimin e tij këtë mëngjes, Berisha do duhet të kryejë pjesën e mbetur të dënimit për të cilin fitoi lirinë me kusht, si dhe dënimin tjetër që do të marrë nga Gjykata për grabitjen e fundit të tij.
Banda ishte e përbërë nga 7 anëtarë, të gjithë të arrestuar dhe të dënuar në total me 87 vjet, ku drejtues i tyre ishte Flamur Haka nga Nikla. Anëtarët e bandës akuzohen për vjedhje me armë, pengmarrje, armëmbajtje pa leje, grabitje me armë dhe gjobvënie. Janë të paktën 11 ngjarje kriminale përgjatë viteve 2005- 2006, të cilat u atribuohen shtatë anëtarëve të bandës, ku më e rënda nga të gjitha është ajo e vrasjes me paramendim e mbetur në tentativë e djalit të biznesmenit të njohur në zonë, Abaz Ullirit. Kreshnik Berisha ka qenë bashkëpunëtor në kryerjen e grabitjeve me Flamur Hakën dhe Petrit Lleshin. Që të tre të pandehurit njiheshin si persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore në zonën e Niklës.
Ditari i Berishës zbuloi “bëmat” e Bandës së Niklës
Me mendimin se nuk do të arrestohej ndonjëherë për veprat kriminale të kryera, Kreshnik Berisha i kishte hedhur të gjitha “bëmat” e Bandës së Niklës në një CD ëriter, të cilën prokuroria në atë kohë mundi ta sekuestrojë nga kompjuteri i tij. Aty 34-vjeçari nga Tirana kishte shkruar në të gjitha krimet e kryera nga banda, emrat e autorëve dhe datat e kryerjes së
Anëtarët e bandës
Petrit Lleshi
Flamur Haka
Kreshnik Berisha
Mustafa Xheka
Edmond Sina
Agron Tafani
Ervin Belba
Redaksia Online
(Greta Malaj/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

së Niklës", iu rikthye grabitjeve ">