BRUKSEL - “Mbreti i siteve me pullë të kuqe”, 34-vjeçari Fabian Thylmann, pronari i të gjitha faqeve erotike më të klikuara në internet, Youporn dhe PornHub, është arrestuar këtë të hënë në aeroportin e Brukselit. Hetuesit gjermanë bëjnë të ditur se Fabiani do të hetohet për evazion fiskal.

34-vjeçari fillimisht është shfaqur si programues software dhe në pak vite mësoi se me video porno në internet, mund të bënte para. Ai ka fituar shumë para, edhe pse asnjë nuk e di shumën e saktë të tyre.

Ndër portalet më të rëndësishme të tij janë: Youporn, Brazzers, Pornhub, twisty dhe MyDirtyHobby. Mbreti i siteve me pullë të kuqe është i dyshuar për evazion fiskal. Ai u arrestua në Belgjikë ndërsa pritet të ndodhë edhe ekstradimi i tij në Gjermani.

Web faqet e sipërmarrësit me origjinë nga Akuisgrana e Gjermanisë vizitohen çdo ditë nga 60 milionë vizitorë. Në pak vite Thylmann Fabian, arriti të ndërtojë një perandori të vërtetë në botën e pornografisë online. Veprimtaria e tij në portalet me pullë të kuqe filloi në vitin 2006.

Sot, kompania e tij Manwin Holding Sarl në Luksemburg, përbëhet nga mbi 35 shoqëri të tjera. Zyrat e saj janë të vendosura në Luksemburg, Gjermani, Kanada, SHBA, Qipro dhe Irlandë. Kohët e fundit 34-vjeçari nënshkroi një kontratë partneriteti me gjigandin Playboy për menaxhimin e videove «sex-on-demand».

(Gre.M/Shqiptarja.com)