Avioni me drogë/ Arrestohet dhe ekstradohet nga Belgjika Kristjan Demçe, bashkëpunëtor i pilotit italian, Giorgio Riformato

Avioni me drogë/ Arrestohet dhe ekstradohet nga Belgjika Kristjan Demçe, bashkëpunëtor i pilotit italian, Giorgio Riformato

Arrestohet në Belgjikë Kristjan Demçe, 43 vjeç, banues në Lushnje, i akuzuar për tentativën e trafikimit të një sasie të madhe droge.

Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur në vitin 2014, kur një avion i tipit “Piper” i drejtuar nga piloti italian, Giorgio Riformato u ul në plazhin e Divjakës, në Lushnje, për të marrë një sasi prej rreth 300 kg kanabis sativa.

Mes personave që e prisnin për të ngarkuar lëndën narkotike në avionin e italianit, ishte edhe Kristjan Demçe.

Por, trafikimi nuk u realizua pasi gjatë uljes, avionit ju prish rrota e parë, cka bëri që piloti të binte në pranga si dhe të zbuloheshin bashkëpunëtorët e tij.

Gjykata e Krimeve të Rënda e ka dënuar Demçen me 7 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale "Trafikim i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.

1573546507_riformato.jpg

Giorgio Riformato

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Si do të shpërndahen pasuritë e sekuestruara zyrtarëve të lartë?

Ylli Pata: Si do të shpërndahen pasuritë e sekuestruara zyrtarëve të lartë?