TIRANE-Shoqërohet nga policia Dj i njohur shqiptar, Vin Veli. Forca të shumta policia rrethuan në orën 4 të mëngjesit zonën e ish-Bllokut, duke bërë disa shoqërime pranë club-it të natës “De Charme”, mes të cilëve edhe Dj e njohur. Shqiptarja.com siguron videon ekskluzive me momentin kur forcat e policisë, ato të anti-drogës dhe Shqiponjat, bëjnë shoqërimin e Vin Velit në automjetin e policisë para ambienteve të clubit.
Shqiptarja.com u interesua pranë policisë dhe mësoi se Vin Veli është shoqëruar bashkë me persona të tjerë për sqarimin e rrethanave për atë se cka ndodhur brenda club-it të njohur në kryeqytet por që policia ende nuk jep detaje. Në videon e Shqiptarja.com duket edhe momenti i shoqërimit edhe të dy personave të tjerë nga lokali.
Ngjarja ngjalli kureshtje tek të rinjtë e shumtë qe frekuentojnë jetën e natës në Bllok, dhe aq më shumë kur i shoqëruar ishte një Dj mjaft i njohur me muzikën e tij ku luan thuajse cdo fundjavë në zonën e ish-Bllokut. Edhe më herët kanë ndodhur incidente në “De Charme”, një club që festën e nis në mbrëmje për ta përfunduar në orët e para të mëngjesit.
Problemet dhe incidentet kanë qenë të shumta në këtë club nate, në të cilën janë shoqëruar edhe mjaft persona që konsumojnë kokainë. Vin Veli, me emrin gjatë, Artvin, është baba i një djali fryt i dashurisë me moderatoren e njohur Bora Zemani, tashmë të ndarë. Vetë Dj Vin Veli ka mohuar të jetë arrestuar, duke bërë një postim në rrjetin social Instagram, por nuk ka mohuar shoqërimin, momentin e të cilit Shqiptarja.com e fakton përmes pamjeve.


Momenti i shoqerimit te Vin Velit
Sondazhi i ditës:
PS publikon listën e 61 kandidatëve për 14 majin, është e duhura?
-
PO
57.6%
-
JO
29%
-
NUK KAM MENDIM
13.4%
Vota total: 618
Lajme të tjera
-
Asnjë ndryshim në 5 bashkitë e qarkut Tiranë, kryetarët aktualë rikandidojnë në 14 maj! Veliaj: Në këshillin bashkiak ka prurje nga bota akademike
25 Mars, 21:22
-
Tiranë/ I riu që ktheu motrat në narkomane, shpallet në kërkim një 40-vjeçar! I lidhur me të dyja, u jepte kokainë
25 Mars, 20:22
-
U-17/ 2 gola në 'Air Albania', Shqipëria s'e mban dot avantazhin kundër Zvicrës (VIDEO)
25 Mars, 19:03
-
800 gjimnazistë të Tiranës garë vrapimi te Kodrat e Liqenit! Seferi: E rëndësishme jo të fitosh, por të arrish objektivat e vetvetes
25 Mars, 18:22
-
Lorenc Vangjeli: Tirana zgjohet ndryshe në 15 maj
25 Mars, 18:03
-
Asfaltohet rruga ‘Jashar Erebara’ në Tiranë, Veliaj: Dikur përmbytej, sot një nga zonat me vlerë të shtuar të pronës
25 Mars, 17:14
-
‘Të jetë deputet i qarkut’, krerët e dy degëve të PD kushtëzojnë Alibeajn për kandidatin e Tiranës! Blendi Sulaj: Nuk vlen nëse nuk është njeri politik
25 Mars, 15:27
-
Për një foto 'një ushtri fotografësh me vete', Belind Këlliçi akuzon Veliajn për 'armatë propagande', por shikoni ç’bën në qendër të Tiranës
25 Mars, 12:45
-
Shiste kokainë me doza në ish-Bllok, në pranga 44-vjeçari në Tiranë
25 Mars, 11:59
-
SKANDALI/ Belind Këlliçi paralajmëron spastrime në administratën e Bashkisë së Tiranës (VIDEO)
25 Mars, 10:26
-
Berisha: Rama ka 10% më shumë pushtet se Enver Hoxha! Shqiptarët largohen sepse 90% e fondeve të punëve publike, vidhen nga zyrtarët
24 Mars, 20:10
-
Zgjedhjet lokale të 14 majit, ambasada e SHBA në Tiranë thirrje partive politike: Aktivitetet zgjedhore të zhvillohen në përputhje me ligjin dhe standartet ndërkombëtare
24 Mars, 19:20