DURRËS - Një 19-vjeçar u arrestua nga Policia e Durrësit pasi tentoi të kalojë kufirin drejt Italisë me një makinë të vjedhur. Elidon Daci u arrestua pasi një i ri nga Tirana me inicialet E.Q bëri kallëzim në komisariatin numër 2 të kryeqytetit se 19-vjeçari me banim në Kamëz, i kishte marrë makinën duke e mashtruar dhe nuk ja kish kthyer më.
 
Specialistët e Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin  Durrës arrestuan në flagrancë 19-vjeçarin Daci, i cili pas kallëzimit ishte shpallur në kërkim.

Ai u kap në Portin e Durrësit në momentin e daljes nga Shqipëria ku do të ikte drejt Italisë me traget.
 
 Ai u transferua në Komisariatin e Policisë numër 2 në Tiranë për të vijuar veprimet e mëtejshme procedurale ndaj tij, nën akuzë për veprën penale të "Mashtrimit".

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)