Shpërdoroi detyrën duke tjetërsuar pronën publike, arrestohet Agostin Gjini ish-shefi i protokollit në Komunën Shëngjin. Gjini ishte shpallur në kërkim prej 3 muajsh nga Policia e Shtetit pasi ndaj tij ishte vendosur masa e sigurisë "arrest me burg" në mungesë.

Po ashtu ndaj Gjinit me vendim të formës së prerë të Gjykatës së Apelit ishte vendosur dënimi me 1 vit burg, ndërsa procesi ndaj tij u zhvillua në mungesë.

Hetimet e prokurorisë zbuluan se Gjini në bashkëpunim me ish-zyrtarët e Komunës Shëngjin përvetësuan tokë në zonën turistike të Kunes, duke e ndarë atë si tokë bujqësore.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)