ANGLI - Ish-sulmuesi i Newcastle United, Liverpool dhe Anglisë, Andy Carroll, do të paraqitet në gjykatë të martën, pasi u akuzua për shkelje të një urdhri për 'mos-ngacmim seksual', shkruan BBC.
Carroll, 36 vjeç, i cili tani luan për ekipin e Ligës Kombëtare Jugore, Dagenham dhe Redbridge, u arrestua në prill me veprën penale që thuhet se ishte kryer një muaj më parë.
36-vjeçari, i cili ka nëntë ndeshje për Anglinë dhe u transferua nga Liverpooli në vitin 2011 për një tarifë rekord të klubit në atë kohë prej 41 milionë eurosh, do të paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës në Chelmsford.
Policia e Essex tha: "Një burrë është akuzuar për shkelje të një urdhri për 'mos-ngacmim seksual'. Andrew Carroll, 36 vjeç, nga Epping, u arrestua më 27 prill dhe veprat e dyshuara penale lidhen me një incident në mars. Ai do të paraqitet në gjykatën e magjistratëve të Chelmsford më 30 dhjetor."
Një urdhër 'mos-ngacmimi seksual' është një urdhër gjykate që lëshohet zakonisht për të parandaluar një person të komunikojë me një tjetër dhe gjithashtu mund ta ndalojë dikë të afrohet në një distancë të caktuar nga një adresë ose vend pune specifik.
Dënimi për shkelje të një urdhri për 'mos-ngacmim seksual' varion nga një gjobë deri në pesë vjet burg për rastet më të rënda.
Komente







