LUSHNJE - Kreu i Emergjencave Civile në Lushnje u arrestua nga Policia pasi i mori rryshfet një fermeri për ta futur në skemën e dëmshpërblimeve nga përmbytjet.
 
52-vjeçari Robert Shtëmbari u vu në pranga këtë të mërkurës nga efektivët e policisë nën akuzën e korrupsionit.
 
Shtëmbari akuzohet se i ka marrë 100 mijë lekë të rinj një fermeri nga fshati Kolonjë, banesa e të cilit ishte prekur nga përmbytjet. Por dëmet e shkaktuara nga shirat nuk kanë qenë të konsiderueshme, ndaj fermeri ka dhënë këtë shumë parash në mënyrë që të bëhet pjesë e skemës dhe të përfitojë një shpërblim të "majmë".

Edhe pse ka bërë shkelje duke dhënë rryfshet, ka qenë vetë fermeri i cili e ka denoncuar kreun e Emergjencave Civile në Lushnje pasi nuk ka marrë dëmshpërblimin e premtuar. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)