-
Mori tendera nga ish-drejtori i ARRSH Evis Berberi, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e biznesmenit Ervis Lami
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Ervis Lamit, duke lënë në fuqi vendimin e Apelit të Posaçëm që urdhëroi rikthimin e tij në qeli. Lami, i arrestuar me urdhër të SPAK, së bashku me Evis Berberin dhe Valter Begajn, u lirua nga GJKKO më 14 qershor. Megjithatë, pas ankimit të SPAK, Apeli vendosi më 25 korrik rikthimin e tij në burg.
4 Dhjetor 2024, 16:49 -
Arrestohet drejtori i ARRSH-së e dy biznesmenë ortakë! SPAK: Evis Berberi i dha 6 tendera kompanisë së vet! U përfituan 2.2 milionë euro
Evis Berberi, njeriu i ngushë i Zv/Kryeministres Belinda Balluku, është arrestuar me urdhër të SPAK pasi akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash. SPAK ka zbuluar skemën si Berberi gjatë kohës që ka qenë në krye të Agjencisë për Efiçencën e Energjisë por dhe së fundmi në krye të ARRSH-së ka dhënë 6 tendera kompanisë së ortakut të tij Valter Begaj dhe më pas fitimet i kalonin kompanisë që ai zotëronte në mënyrë indirekte.
14 Mars 2024, 09:11