Policia e Sarandës ka arrestuar në flagrancë për vjedhje 43 vjeçarin Aleksandër (Gimi) Qarri banues në Tiranë.

Qarri është autori i vjedhjeve të aksesorëve të disa mjeteve në Sarandë e Vlorë.  Konkretisht Qarri vidhte pasqyrat, kasetofonat, bateritë dhe pjesë të tjera të mjeteve të ndryshme luksoze.

Pas veprimeve hetimore të kryera prej policisë ka rezultuar se autori ka vjedhur në Sarandë e Vlorë, konkretisht:

Më datë 17.12.2017, në lagjen ''Nr.4'', është kapur në flagrancë duke vjedhur kasetofonin e mjetit tip ''Benz'' në pronësi të K.O.,

Më datë 10.12.2017, në lagjen ''Nr.4'', ka vjedhur pasqyrat e mjeti tip ''BMË'', në pronësi të shtetasit I.I., si edhe të mjetit tip ''Benz'', në pronësi të K.I.,

Më datë 01.12.2017, në parkingun e spitalit në lagjen ''Nr.3'', në mjetin që perdoret nga shtetasi B.H., ka vjedhur një bateri, një palë syze dhe një sasi eurosh.

Më datë 15.11.2017, në lagjen ''Nr.4'', ka vjedhur baterinë , e mjetit tip ''Benz'', në pronësi të I.K.,

Më datë 12.11.2017, në lagjen ''Nr.3'', ka vjedhur maskarinon e mjetit tip “Golf 5”, në pronësi të L.Sh.,

Më datën 02.12.2017, në lagjen ''4 Heronjt'', Vlorë, ka vjedhur pjesët e mjetit tip ''Volksëagen Golf'', si kofano, filtri i ajrit, fenerët dhe baterinë në pronësi të G.H.,

Më datë 25.11.2017, në lagjen ''Rilindja'', Vlorë, ka vjedhur maskarinon e mjetit tip “Benz'', në pronësi të M.Xh.,

Më datën 18.11.2017, në lagjen ''1 Maji'', Vlorë, ka vjedhur xhamat e pasqyrave të mjetit tip ''Benz'', në pronesi të E.A.,

Më datë 24.09.2017, në fshatin Babicë e Vogël, Vlorë, ka vjedhur portofolin, celularin IPhone7+, të ndodhura në mjetin e N.F.,

Mekanizmi i vjedhjeve që kryente:

Ky shtetas vinte nga Tirana me autobusat e linjave dhe në datat e vjedhjeve të lartpërmendura ka qenë i ndodhur në qytetet ku kane ndodhur vjedhjet, si edhe frekuentonte rregullisht lojërat e fatit (kazinotë) dhe akomodohej në hotele, ku më pas gjatë natës vidhte duke thyer xhamat e mjeteve të ndryshme e u merrte pasqyrat, kasetofonat, bateritë e pjesë të tjera, dhe pasi kryente këto vjedhje largohej përsëri me autobusat e linjave.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale pjesët e mjetit të vjedhur prej tij ditën e djeshme kur edhe u kap në flagrancë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Sarandë ndaj tij për veprime të mëtejshme.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com