Një 35-vjecar i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni’ është ndaluar nga policia e Shkodrës në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan.

Blutë e Shkodrës bëjnë me dije se në pranga ka rënë Artur Brika  banues në fshatin Maminas në Durrës.

Gjykata e Torinos  me vendim  të datës 17.12.2015 e ka dënuar 35 vjecarin  me 4 vjet dhe 2 muaj burgim , për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”, parashikuar nga neni 600, i Kodit Penal italian.


Kapja dhe arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com