Policia e Shtetit në një njoftim për mediat bën me dije se është arrestuar sot në Tiranë, Vlash Zaka për tregtim dhe trasport të mallrave kondrabandë.
Seksioni Kundër Krimit Ekonomik- Financiar, bazuar në disa informacione operative, bëri të mundur identifikimin dhe më pas arrestimin në kushtet e flagrancës në afërsi të Rrugës së Kavajës në Tiranë, shtetasin Vlash Zak Zaka, 58 vjec, banues në Tiranë.
Nga kontrolli i ushtruar ne automjetin tip FIAT PANDA me targe AA578GJ, u gjeten 700 paketa cigare te markave Marlboro, Murati Ambasador dhe Slims Karela, te cilat ishin pa pulle fiskale. Ndërkohë, nga kontrolli i ushtruar në ambientet e banesës së këtij shtetasi, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale gjithsej 3.110 paketa të markave Marlboro, Murati Ambasador, Merit dhe Fency, të cilat ishin pa pullë fiskale. Nga hetimi i kryer u konkludua se vlera e mallit të sekuestruar shkon rreth 1.240.000 lekë.
Shtetasi Vlash Zaka u arrestua në flagrancë për veprën penale të "Tregtim dhe transport i mallrave kondrabande", parashikuar dhe e dënueshme nga neni 178 i K.Penal. Materialet iu referua Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme, njofton Policia e Shtetit.
ATSH
/Shqiptarja.com