Operacioni ‘Plumbi i Artë 2’/ Arrestohet në Kosovë, Arben Lamçja! Pjesë e grupit të Çopjave si vrasës me pagesë

Operacioni ‘Plumbi i Artë 2’/ Arrestohet në Kosovë, Arben Lamçja! Pjesë e grupit të Çopjave si vrasës me pagesë

Foto ilustruese

Tirane- Vijon operacioni “Plumbi i Artë 2”, përmes së cilit u firmosën me vendim të Gjykatës së Posaçme 33 urdhër-arreste, pasi u zbardhën disa ngjarje kriminale me porosi të Çopjave të Elbasanit.

Këtë të diel, (4 gusht 2024) në Kosovë, në lagjën “Emshir” të Prishtinës u arrestua nga FAST Kosova, Arben Lamçja, i akuzuar dhe si vrasës me pagesë.

Bashkë me të, është arrestuar edhe një person tjetër, sipas këtyre burimeve.

Përmes zbardhjes së komunikimeve të “SkyECC”, SPAK mundi të zbulojë si vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja e nisën aktivitetin e tyre kriminal rreth viteve 2006 – 2007, duke shpërndarë në sasi të vogla kokaine, derisa arritën të zgjeroheshin edhe ne vende të tjera të Evropës e jo vetëm dhe një nga grupet më të rrezikshme kriminale në Elbasan, për të porositur vrasje të shumta. SPAK zbuloi se pas 6 vrasjeve të ndodhura vitet e fundit në Shqipëri fshihet organizata kriminale e vëllezërve Çopaj. 

Mes emrave për të cilën u firmos urdhërarrest ishte edhe ai i Arben Lamçes, i cili ndodhej në Prishtinë. Tashmë pritet që Lamçja të vijë në Shqipëri dhe të njihet me masën e sigurisë. Operacioni Plumbi i Artë zbardhi 3 vrasje me 6 viktima, të ndodhura në Shqipëri në vitet 2021.

Xh.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?