Arrestohet një 50-vjeçar, ktheu
banesën në depo malli kontrabandë

TIRANË – Policia ka arrestuar një 50-vjeçar pasi banesën e tij e kishte kthyer në depo të mallrave pa faturë tatimore si dhe cigare pa pullë fiskale. Efektivët e policisë kanë vënë në pranga Arben Cerinën, banues në Tiranë.

Pas një kontrolli të ushtruar në banesën e tij, u gjetën 1 700 paketa duhani “Karelia Slims” pa pullë fiskale, të dyshuara kontrabandë. Policia e arrestoi atë në flagrancë pasi kishte marrë informacion për veprimtari të paligjshme.

Gjithashtu në banesën e këtij shtetasi janë gjetur të pashoqëruar me fatura tatimore edhe 270 cope paketa "Karelia", 40 cope paketa "George Karelia",130 paketa Marlboro,90 paketa "Ëinston", 50 paketa "Philip Morris", 40 kuti me duhan "Sheldia",  92 koli me pije energjike "B52", 25 koli me "Bake Rolls", 7 koli me birra "Peja", 11 koli me salce domatesh "Divella", 3 koli me Lemon Soda", 1 koli me "Orange Soda", 4 koli me "Bravo" pjeshke, 6 koli me birra "Stela", 9 koli me "Neskafe" kanace, 3 koli me "Pepsi", 42 cope salce domatesh, 40 cope miell me mbishkrimin "Mulliri i Arte", 20 cope miell "Ola", 2 koli me test enesh, 18 koli me "Croasant Replay".

Kjo sasi malli është konfiskuar nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tirane për veprat penale të "Tregtimit dhe transportimit të mallrave kontrabandë " dhe  "Fshehjes të të ardhurave".

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

'Emër i madh', Armand Duka: Sabah Bizi la gjurmë të pashlyeshme në historinë e sportit shqiptar

'Emër i madh', Armand Duka: Sabah Bizi la gjurmë të pashlyeshme në historinë e sportit shqiptar