Arrestohet pak orë pas ngjarjes autori i vrasjes në Tropojë, policia sekuestron armën e krimit

Arrestohet pak orë pas ngjarjes autori i vrasjes në Tropojë, policia sekuestron armën e krimit

Është arrestuar pas disa orësh nga ngjarja autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur në Çerem të Tropojës. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë  falë  reagimit në kohë, veprimeve të shpejta dhe profesionale, bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar shtetasin  Altin Ismajlisufi. Gjatë kontrollit në banesë, Policia gjeti dhe sekuestroi armën e zjarrit, me të cilën autori kreu vrasjen. Autori i dyshuar po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Tropojë, për veprime të mëtejshme.


Lajmi kryesor:

Një 49 vjeçar vritet për një shpullë në Çerem të Tropojës! Arrestohet pas 2 orësh autori zjarrfikës, e ekzekutoi bashkëfshatarin me pistoletë pasi i rrahu djalin (EMRAT)


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kryemadhi kritika në Komitetin Drejtues të PL-së: Ndryshimet në statut u paraqitën dy orë para mbledhjes

Kryemadhi kritika në Komitetin Drejtues të PL-së: Ndryshimet në statut u paraqitën dy orë para mbledhjes