Një shqiptar, pronar i një kazinoje në Zimbabwe, i njohur si Aldo Tuçi është vënë në pranga me akuzën e përdhunimit të një prej punonjësve të tij, 29-vjeçare.

Referuar mediave të huaja, në 30 qershor të këtij viti, Tuçi e ka ftuar vajzën në kazino në një kohë kur nuk ka qenë askush tjetër. Sipas tyre, ky takim me qëllim është bërë që Tuçi të kryente marrëdhënie intime  në këmbim të vendit të punës. Ai dyshohet se pasi vajza nuk ka pranuar, ta ketë përdhunuar atë.

Mirëpo pas shkarkimit të saj nga puna me arsyetimin se nuk kishte performancë të mirë në punë, vajza ka bërë denoncimin duke e çuar ara drejtësisë Tuçi.

Shkrimi i medias së huaj