Vdekja e 22-vjeçares nga Kenia, shoqja dëshmon sërish dhe nuk ndryshon versionin e ngjarjes: Shoferi i kazinosë e shantazhoi për lidhjen! Report Tv në shtëpinë e së resë

Pas shoqërimit të shoferit të kazinosë Rodi Barçi, policia, me urdhër të Prokurorisë së Tiranës shoqëroi për të marrë në pyetje edhe shoqen e Joyt, Emili Mutua, si person që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes. E reja, sipas burimeve, i ka qëndruar të njëjtit version që ka deklaruar edhe më herët në lidhje me dyshimet e saj.

Emili ka pohuar se Joy i ka treguar asaj shantazhet që shoferi Barçi i kishte bërë kohët e fundit për të vijuar lidhjen me njëri-tjetrin. Emili ka theksuar edhe një herë se ka dyshime që në ngjarje të jetë i përfshirë Barçi dhe persona të tjerë, por pa folur me persona specifik. Edhe pse për shantazhet e shoqes ajo tregon se është vënë në dijeni pak ditë para se të ndodhte ngjarja në gusht 2022. Hetuesit thonë se dëshmia e vajzës nuk i ndihmon për zbardhjen e ngjarjes dhe se është e pabesueshme për grupin hetimor. Emili Mutua është marrë në pyetje në ambientet e Komisariatit nr. 1 në Tiranë, por çështja tashmë po hetohet bashkë me prokurorinë direkt nga Drejtoria e Policisë së Tiranës.

Shoferi i kazinosë ku punonte 22-vjeçarja nga Kenia Joy Aoko u mor në pyetje për disa orë në lidhje me dyshimet e hetuesve se mund të ketë gisht në rrahjen dhe dhunimin e të resë, e cila pas disa muajsh në koma humbi jetën në një spital në Kenia. Rodi Barci, 32 vjeç, ka deklaruar se ka qenë i lidhur me Joy-n, por në momentin kur ka ndodhur ngjarja, kanë qenë të ndarë dhe nuk kishin më lidhje me njëri tjetrin.

Prokuroria e Tiranës ka dërguar letërporosi prokurorisë së Kenias dhe i ka kërkuar që t’i vërë në dispozicion autopsinë që i është bërë 22-vjeçares në morgun e spitalit ku ajo ndërroi jetë. Kjo kërkesë vjen në kuadër të hetimeve të prokurorisë së Tiranës për vdekjen e Joy Ayoko. 22-vjeçarja u largua nga Shqipëria më 25 janar të këtij viti, drejt vendlindjes për t’u mjekuar në spitalin Kenyatta, në Kenia. Joy u largua nga spitali i Traumës në “half coma”, pra gjysmë koma, e pavetëdijshme dhe ndërroi jetë në Kenia.

Kujtojmë se që prej 14 gushtit të vitit 2022 vajza nga Kenia u shtrua për kurim në spitalin e Traumës, pasi u dhunua brutalisht dhe u hodh nga kati i dytë i banesës ku jetonte në rrugën "Pandeli Evangjeli" në Tiranë, megjithëse ngjarja është ende e mbuluar me mister. Rasti i dhunimit të 22-vjeçares solli në Tiranë edhe përfaqësues të ambasadës keniane në Itali. Ata diskutuan me nënën e Joy, mjekët që kujdesen për të renë në spital dhe më pas u takuan me efektivët e policisë që po hetojnë ngjarjen, të cilët i kanë çuar në banesën ku ndodhi dhunimi brutal i 22-vjeçares.

Deri më tani, askush nuk është arrestuar në lidhje me rastin, por policia pretendoi se ata janë në ndjekje të autorëve. 22-vjeçarja keniane prej 14 gushtit ndodhej në koma e shtruar në spitalin e Traumës me brinjë e kocka të thyera, lëndime në dorë e stomak dhe dëmtime në tru. Dyshohet se 22 vjeçarja është hedhur nga ballkoni i dhomës së pallatit ku qëndronte, dhe denoncimin në polici e bëri nga një prej shoqeve.  E reja punonte në një kazino të Tiranës ku jetonte prej kohësh së bashku me disa shoqe të saj gjithashtu nga Kenia. Nëna e vajzës keniane, që jetonte në Tiranë me disa shoqe të saj, u njoftua nga kompania e kazinosë që vajza e saj kishte përfunduar në spital. Sipas saj vajza u kishte treguar shoqeve se përndiqej nga një shofer taksie i cili vazhdimisht i kërkonte të krijonin raporte intime.

1677490725_finalprojekt.00394818.Still017.jpg

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:52
VIDEO /Vdekja e të resë keniane, këto janë pamjet e shtëpisë ku po qëndronte 22 vjeçarja në Tiranë dhe vendi ku u gjet e dhunuar

 

Këto janë pamjet e shtëpisë ku banonte 22 vjeçarja keniane Joy Aoko. Në pamjet e siguruara, shihet edhe vendi ku u gjet e dhunuar e ndjera e cila ndërroi jetë para disa ditësh në Kenia ku u transportua për të marrë ndihmë më të mirë mjekësore. 

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Largohen protestuesit e pakët, lirohet qarkullimi në të gjitha akset e bllokuara

Largohen protestuesit e pakët, lirohet qarkullimi në të gjitha akset e bllokuara