Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka vënë në pranga policin Halil Picari pasi dyshohet se ka vjedhur. Pas hetimit nga SHKB dyshohet se 53-vjeçari, Halil Picari, me detyrë punonjës policie i Ruajtjes së Objekteve në Komisariatin e Policisë Nr.2 Tiranë, ka konsumuar elementë të veprës penale të vjedhjes, në ambientet e një pallati.

Materialet e arrestimit në flagrancë do t`i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në zbatim të procedurave ligjore.

SHKB iu bën thirrje efektivëve të strukturave të Policisë së Shtetit, të bashkëpunojmë së bashku për zbulimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundraligjshme që mund të kryhet nga individë të veçantë brenda rradhëve të Policisë së Shtetit.
 
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)