ELBASAN- Është shoqëruar sot pasdite polici një punonjës banke në Elbasan pasi me falsifikim dokumentesh ka arritur të marrë një shumë prej 3 milionë lekësh.
 
I ndaluari është Mersin Golika 50 vjeç, lindur në Librazhd i cili në vitin 2011 me detyrë oficer kredie me anë të falsifikimit të dokumenteve ka përfituar shumën prej 3.000.000 lekë në emër të shtetasit Xh.S po nga Librazhdi.
 
Mbi 50-vjeçarin rëndon akuza për për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “falsifikim dokumentesh”.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)