Arrestohet shqiptari i shumëkërkuar! Akuzohet për vrasjen e 2 personave në Greqi, i rrahu dhe i dogji për së gjalli! Brenda banesës vodhi 780 mijë euro

Arrestohet shqiptari i shumëkërkuar! Akuzohet për vrasjen e 2 personave në Greqi, i rrahu dhe i dogji për së gjalli! Brenda banesës vodhi 780 mijë euro

Irini Marmarino, Ledjon Brakaj, Lambros Protonotarios

Një 36-vjeçar shqiptar, Ledjon Brakaj, i shumëkërkuar nga autoritetet greke për vrasjen dhe djegien e trupave të dy personave në ishullin Aegina është arrestuar në Maltë.  

Brakaj akuzohet për vrasjen e pronares së një dyqani ku shiteshin bizhuteri, Irini Marmarino dhe nipit të saj Lambros Protonotarios. Ngjarja e rëndë ka ndodhur brenda shtëpisë së pensionistes në vitin 2015, kohë kur shqiptari i vodhi 780 mijë euro cash dhe disa sende me vlerë.

Sipas mediave greke, Brakaj kreu vrasje makabre pasi rrahu, torturoi dhe dogji për së gjalli viktimat. Mjeku ligjor nga Pireu, Elias Bogiokas tha aso kohe se viktimat u sulmuan me shkelma, grushte dhe shkopinj e më pas u dogjën të gjallë.

Mediat kanë publikuar edhe pamjet e arrestimit të shqiptarit që jetonte në Maltë.  Inspektorët maltezë Kurt Ryan Farrugia dhe Robinson Mifsud dëshmuan se Brakaj u arrestua pasi gjurmët e gishtave të tij përputheshin me ato të dërguara nga autoritetet greke. Por avokati i Brakajt tha se prova nuk ishte paraqitur në gjykatë dhe shtoi se emri i klientit të tij nuk përputhet me emrin në urdhër-arrestin grek.

Ndërkohë Brakaj është lënë në paraburgim dhe pret një seancë javën e ardhshme, gjatë së cilës do të ketë diskutime për procedurat e ekstradimit në Athinë.

/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    EURO 2024/ Fillojnë ndeshjet e fundit, a mendoni se Shqipëria kalon grupin?



×

Lajmi i fundit

Berat Gjimshiti para Spanjës: Kemi shanse të kalojmë grupin! Daku? Nuk merremi me politikë

Berat Gjimshiti para Spanjës: Kemi shanse të kalojmë grupin! Daku? Nuk merremi me politikë