Arrestimi i dytë i infermieres te spitali COVID/ Urdhri i Infermierëve: Të hetohet personeli, iu është shumëfishuar pasuria kohëve të fundit

Arrestimi i dytë i infermieres te spitali COVID/ Urdhri i Infermierëve: Të hetohet personeli, iu është shumëfishuar pasuria kohëve të fundit

Foto ilustruese

TIRANË- Shoqata e Infermiereve të Shqipërisë ka ripërsëritur kërkesën për të nisur një hetim ndaj infermierëve të spitaleve COVID, duke bërë një akuzë të fortë se gjatë kësaj periudhe pasuria e tyre është shtuar dhe kjo jo vetëm prej bonusit të dhënë nga qeveria.

Në reagimin e tyre zyrtar, kërkohet që çdo dosje e punësimit të personelit të viteve të fundit të verifikohet, pasi sipas tyre disa nuk kanë aftësinë profesionale të nevojshme, të tjerë nuk kanë licenës.

"Na cudit fakti që është e disata herë që i bëjmë thirrje institucioneve përkatëse që të nis hetim të spitaleve covid dhe të personelit që punon në këto spitale pasi pothuajse të gjithëve në menyre të pajustifikuar ju janë rritur të ardhurat e tyre jo vetem prej bonusit të dhënë nga qeveria, por në forma të tjera të padeklaruara dhe burimi i këtyre të ardhurave nuk justifikohet. (...) Kemi kerkuar hetim të menyres së punësimit të personelit në vitet e fundit si dhe verifikim të dosjeve të tyre se sa të vlefshme janë që ato mund ta ushtrojne profesionin apo janë në shkelje”, thuhet mes të tjerave në deklaratë.

Ky reagim vjen pas arrestimit të infermierës Ronida Hysa te Infektivi pasi i kishte vjedhur paratë një pacienti që kishte ndërruar jetë me COVID.  

Deklarata e plotë
Reagim per te disaten here per korrupsionin qe po ndodh ne spitalet Covid. Edhe pse kemi qene te paret qe kemi deklaruar menyren e sherbimit qe po behet ne keto spitale dhe mungesat e theksuara te sherbimit mjekesore dhe social dalja ne pah e korrupsionit mes bluzave te bardha nuk eshte dicka e re.

Sigurisht ne e denojme me force cdo lloj forme korrupsioni dhe cdo lloj sjellje veprimi dhe mosveprimi te personelit shendetesore ne drejtim te pacienteve dhe kerkojme denim maksimal per cdo veper te kryer ne cdo institucion shendetesore si ne shtet dhe ne privat.

Por na cudit fakti qe eshte e disata here qe i bejme thirrje institucioneve perkatese qe te nis hetim te spitaleve covid dhe te personelit qe punon ne keto spitale pasi pothuajse te gjitheve ne menyre te pajustifikuar ju jane rritur te ardhurat e tyre jo vetem prej bonusit te dhene nga qeveria por ne forma te tjera te padeklaruara dhe burimi i ketyre te ardhurave nuk justifikohet.

Nuk mundet qe i gjithe Sistemi shendetesore dhe te gjithe punonjesit shendetesore te perbalten per shkak te disa rasteve abuzive qe mund te jene ne mesin tone,por cdo shkelje duhet hetuar deri ne fund duke nxjerr para drejtesise jo vetem personin qe ka bere shkelje por dhe cdo bashkepunetore tjeter te tyre pamvarsisht pozicionit drejtues apo profesional qe mund te kete. Sigurisht qe keto nuk jane te vetmet raste por ka shume raste qe jane denoncuar ne menyra te ndryshme por qe jane neglizhuar nga institucionet qe duhet ti ndjekin deri ne fund keto shkelje.

Per ne nuk eshte e lehte te flasim per te tilla gjera por eshte koha qe mos te ndoten te gjithe pasi ka shume qe po punojne dhe sakrifikojne me ndershmeri edhe ne kohe pandemie dhe pa shperblime dhe bonuse. Prandaj le te mos presim te dali nje rast tjeter qe te presim drejtesine te veproj. Kemi kerkuar hetim te menyres se punesimit te personelit ne vitet e fundit si dhe verifikim te dosjeve te tyre se sa te vlefshme jane qe ato mund ta ushtrojne profesionin apo jane ne shkelje. Duke shpresuar qe ky te jete rasti i fundit qe njollos punen dhe figuren e infermiereve ne vendin tone urojme qe drejtesia te vihet ne vend sa me shpejt.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Sot Champions League, Milan dhe Barcelona e kanë të lehtë në letër! Inter e City në shtëpi, spikat Bayern Munich - PSG

Sot Champions League, Milan dhe Barcelona e kanë të lehtë në letër! Inter e City në shtëpi, spikat Bayern Munich - PSG