Arrihet marrëveshja: Ukrainë 
Rusi, armëpushim i përhershëm

Arrihet marrëveshja: Ukrainë <br />Rusi, armëpushim i përhershëm
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe homologu i tij Petro Poroshenko kanë rënë dakord për një “armëpushim të përhershëm” mes palëve të përfshira në konflikt prej muajsh në Ukrainën lindore.

Zyra e presidentit ukrainas Poroshenko ka njoftuar se gjatë një telefonate të këtij të fundit me presidentin rus Putin “u arrit si rezultat final një marrëveshje për armëpushim të përhershëm në Donbass (Ukraina lindore)”.

Deklarata për shtyp e zyrës së Poroshenkos ishte shumë e shkurtër dhe nuk dha më shumë detaje mi procesin e bisedimeve dhe nëse ky lajm i fundit është një formë garancie si për forcat e Kievit dhe për filo-rusët në Donetsk. Por ky rezultat paraprak u paralajmërua dhe nga një zëdhënës i Vladimir Putin, i cili pak orë më parë deklaroi se ky i fundit dhe presidenti ukrainas Poroshenko kanë zbuluar, në një diskutim më të hershëm, se “ndajnë një pjesë të madhe të këndvështrimeve” mbi zgjidhjen e konfliktit.

Sipas një raporti të OKB, luftimet në Ukrainë i kanë kushtuar jetën 2600 personave dhe kanë detyruar 340000 të tjerë të largohen nga shtëpitë e tyre.

Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës