Pas Shqipërisë dhe Kosovës, Maqedonia e Veriut bëhet I treti vend në rajon që mirëpret afganët e larguar nga vendi pas marrjes nën kontroll të vendit nga talebanët.
Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Shkup kanë mbërritur 149 refugjatët e parë.
Ata janë strehuar në një hotel në periferi të Shkupit, ndërsa me të zbritur në aeroport ata fillimisht u testuan për Koronavirus.
Ndërkohë që ende nuk dihet numri total i refugjatëve afganë që do të mbërrijnë në Maqedoninë e Veriut, por ky është avioni i parë që ulet në Shkup.