Numri i shtetasve të BE që kanë emigruar nga Britania e Madhe vitin e kaluar ka vendosur shifra rekord, raporton Zyra e Statistikave Kombëtare.
Gjithsej 139.000 emigrantë u larguan nga vendi në 2017. I vetmi vit tjetër kur shifrat e emigracionit të BE ishin të përafërta me të 2017, ishte viti 2008, kur shifra arriti 134.000.
Migrimi afatgjatë në Mbretërinë e Bashkuar nga BE ishte 101.000 vitin e kaluar, vlerësimi më i ulët në pesë vjet.
Migrimi neto, dallimi mes numrit të njerëzve që vijnë për të jetuar në Angli për të paktën 12 muaj dhe atyre që emigrojnë, nga vendet jashtë BE-së është rritur në 227.000, niveli më i lartë që nga shtatori i vitit 2011.
Të dhënat vlejnë për vitin e parë të plotë kalendarik që nga votimi për Brexit, apo për daljen e Britanisë nga BE-ja.