Pas syve të tij të zgjuar dhe gjithë shkëlqim si prej hebreu munda të zbuloj gjithë Santot që tani do na mungojnë. Eshtë gati e pamundur të gjesh në një njeri të vetëm financierin e City të Londrës dhe bohemin e Montmartre në Paris. Por Santo ëndërronte të kishte këtë identitet të dyfishtë.
Gjashtë plumbat që i morrën jetën në hyrjen e bankës që themeloi ndanë nga jeta një nga ata të paktë njerëz që e shtyjnë përpara shoqërinë. Santo do na mungojë akoma më shumë nëse ndalemi për një çast dhe shikojmë hapësirën e sipërmarrjes shqiptare dhe botën editoriale të mbushur me kokëqoshe e të pagdhendur. Shpesh i qesëndiste. Nënqeshte, siç dinte ai, kur shikonte shpura bodygardesh me hipopotamë në mes që hynin gjithë rrapëllimë në hollet e hoteleve luksoze te Tiranës. Vetë kishte zgjedhur te jetonte i lirë si një zog.
Gjithmonë ëndërronte. Nuk u mjaftua duke krijuar të parën bankë private, por u përpoq të krijonte dhe Bloombergun shqiptar në një vend ku nuk ka bursë. “Si çdo vend perëndimor dhe Shqipëria do ketë një ditë Wallstreetin e saj”, më thoshte shpesh. Ishte një nga njerëzit më të informuar dhe të kultivuar në këtë qytet. Të shpegonte ndoshta më mirë se kushdo krizën e euros dhe pak çaste më pas të recitonte me saktësi financieri vargje të Elyarit lexuar vite më parë.
Ishte një bonvivant dhe gjyshi më i lumtur në botë. Për ta ngacmuar miqësisht i thoshja “dandy plak”. Shpërthente menjëherë. Sfidën e kishte me vitet e jetës që po i afrohej të 60-ve dhe me askënd. Kështu shpërthyes do ta mbaj mend gjithmonë. Lamtumirë miku im!
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com