TIRANE - Ulja e temperaturave ka bërë që në rrugët kryesore në vend të ketë prani të ngricave dhe për këtë arsye Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH ) dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR)  këshillojnë që të tregohet kujdes në qarkullim si dhe përdorimi i zinxhirëve në disa akse. Po ashtu në disa akse ka pasur edhe rrëshqitje të dherave e të gurëve.
 
Aktualisht situata në akset kryesore në vend paraqitet si më poshtë:
 
Tiranë  
Vetem ne aksin Qafe Molle-Bize lëvizja behet me zinxhire.per shkak te pranise se ngricave ne rruge.
Eshte kryer  sperkatja  me kripe.          
Te behet kujdes ne levizje, sepse ka prezence te akullit dhe te respektohet sinjalistika.
 
Durrës
Nuk ka probleme ne akset e ketij qarku.              
Te behet kujdes ne qarkullim, dhe te respektohet sinjalistika rrugore.
            
Elbasan               
Aksi Librazhd-Lunik  eshte i  hapur dhe qarkullohet normalisht. Segmenti Lunik – Stebleve qarkullohet me veshtiresi me zinxhire.
Qarkullimi normal pa zinxhire ne aksin Librazhd –Q.Thane. Eshte spërkatur me kripe gjate oreve te para te mëngjesit.
Aksi Elbasan – Gjinar momentalisht i bllokuar per shkak te çedimit prej me shume se 2.5-3 m te trupit te rruges ne fshatin Shelcan. Po ne kete segment, 300m nga rruga kryesore ka rreth 30cm cedim ne nje gjatesi 40ml (perballe kompleksit KRIVA.
Aksi Cerrik-Banje-Gramsh eshte i bllokuar per shkak te daljes se lumit Devoll. Qarkullimi behet nepermjet aksit Gramsh – Kaçivel – Elbasan.
1,5 km përpara vendit te përmbytjes te diga e Banjes, ka shembje nga skarpata ne 3 vende me gjatesi 200ml. Qarkullimi behet me nje kalim
Ne segmentin  Librazhd – Lunik nuk ka probleme per qarkullimin. Segmenti Lunik – Stebleve qarkullohet me veshtiresi me zinxhire.
Eshte nderprere qarkullimi ne kete pike te aksit Elbasan -Gjinar.
Te behet kujdes ne zonat ku ka rreshqitje te rruges.
 
Berat   
Nuk ka probleme per qarkullimin e mjeteve ne akset e ketij qarku.
Te behet kujdes me qarkullimin ne akset ku ka rreshqitje, si  pasoje e rreshjeve .
 
Vlorë    
Qarkullimi kryhet normalisht ne te gjitha akset e ketij qarku.
Te behet kujdes ne qarkullim, sidomos ne segmentet ku ka rreshqitje te materialeve ne rruge.
 
Gjirokastër        
Ne aksin Gjirokaster-Tepelene here pas here  ka renie guresh ne rruge ne vendin e quajtur Shkalla e Zeze.
Ne zonen e Rrapit te Kuqarit ne Permet ka renie guresh, rruga eshte me nje kalim. Punohet per pastrimin e akseve ne te dy keto segmente.
Ne aksin Permet – Çarshove, 2 km pa shkuar ne Petran, ka nje gerryerje te rruges nga uji. Eshte vendosur sinjalistika perkatese.
Ne aksin Kufi Tepelene-Gjirokaster, ne afersi te fshatit Shtëpëz, ka ndodhur nje shkarje  masive ne krahun e poshtem te rruges. Jane marre masat per vendosjen e sinjalistikes perkatese, pasi ka devijim te drejtimit te levizjes. Ju lutemi perdoruesve te rruges te respektojne sinjalistiken e vendosur.
Te behet kujdes ne zonat ku ka rreshqitje.
Perdoruesit e rruges te zbatojne sinjalistiken e vendosur ne segmentet ku ka shkarje.
Te behet kujdes ne Qafen e Muzines ne oret e para te mengjesit dhe ne oret e  mbremjes.
                
Korçë  
Gjate nates ka patur  temperatura te uleta. Eshte kryer pastrimi dhe kriposja e te gjithe akseve.
Situata mbahet ne monitorim te vazhdueshem.               
Te behet kujdes ne qarkullim. Mjetet rekomandohen qe te mos levizin pa zinxhire, sepse krijojne probleme ne qarkullim.
Akset qe qarkullohen pjeserisht me zinxhire jane: Korçe-Dardhe; Korçe-Voskopoje; Korce – Erseke; Erseke – Çarshove.
 
Kukës   
Ne te gjithe qarkun  ka ngrica nga ulja e temperaturave. Eshte punuar nga kontraktoret per pastrimin e rrugeve dhe hedhjen e kripes. Perseri ka patur shembje ne aksin Traget – Lekbibaj, qe kane shkaktuar veshtiresi ne qarkullim.
Qarkullimi kryhet pa zinxhire . Te tregohet kujdes ne qarkullim si pasoje e ngricave ne rruge.
 
Dibër    
Kohe me temperatura te uleta. Si pasoje ka prezence ngricash ne rruge. Jane marre masat per pastrimin e rrugeve dhe per kriposjen e akseve.
Te behet kujdes , ka  ngrica ne rruge. 
Rekomandohet perdorimi i zinxhireve ne segmentet  Qafe Dragalice – Stebleve.
                               
Shkodër              
Ka renie te temperaturave  ne te gjithe qarkun. Si rezultat ka prani te ngricave ne rruge. Rruget jane sperkatur te gjitha me kripe.
Ne aksin Shkoder-Qafe Qele, ne Ganjolle, per shkak te rreshqitjes se dherave qarkullimi vazhdon te kryhet me nje korsi te zgjeruar.Po punohet per ta bere rrugen me dy kalime.
Te gjithe akset jane kriposur si pasoje e pranise se ngricave.Te behet kujdes ne qarkullim, si pasoje e kohes me ngrica.
Te gjitha akset qarkullohen pa zinxhire.
 
Fier       
Gjendja ne akset e Fierit eshte normale. Kontraktoret jane duke pastruar Autostraden nga mbetjet qe ka lene vershimi i ujerave.  Te behet kujdes ne qarkullim. Te behet kujdes ne levizje   dhe te respektohet sinjalistika rrugore.
 
Lezhë  
Kohe me temperatura te uleta. Te gjithe akset jane kriposur.  Nuk ka probleme per qarkullimin ne te gjitha akset e ketij Qarku.
Te  gjitha akset qarkullohen normalisht.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)