Arsenal 'vulos' derbin londinez, topçinjtë 'likujdojnë' Chelsea-n brenda pjesës së parë

Arsenal 'vulos' derbin londinez, topçinjtë 'likujdojnë' Chelsea-n brenda pjesës së parë

Lojtarët e Arsenal festojnë golat

Arsenal ka treguar supërmacinë ndaj Chelseas gjatë derbyt të luajtur mbrëmjen e sotme. Brenda 34 minutave lojë, topçinjtë kanë shënuar 3 gola me anë të Odegaard në minutat 18 dhe 31 dhe Gabriel Jesus në minutën 34.

Goli i parë ishte një super aksion ku u përfshi edhe futbollisti shqiptar Granit Xhaka dhe që në fund u finalizua nga Odegaard nga jashtë zonës.

Më pas Xhaka asistoi për golin e dytë të norvegjezit. Me këtë fitore Arsenali rimerr vendin e parë në Premier Ligë me 2 pikë më shumë se Manchester City që ka dy ndeshje më pak. Ndërsa Chelsea konfirmon krizën e thellë që po kalon duke u renditur në vendin e 12-të.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin

Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin