Kombëtarja e Norvegjisë mposhti Austrinë me rezultatin 2-1 në xhiron e dytë të Ligës B të Ligës së Kombeve. Norvegjezët kaluan në avantazh në minutën e nëntë me golin e Felix Myhre dhe austriakët barazuan me Marcel Sabitzer në minutën e 37-të.
Erling Haaland i solli fitoren Norvegjisë në minutën e 80-të të lojës, por lajmi kryesor është lëndimi i rëndë i kapitenit norvegjez, Martin Odegaard në minutën e 65-të të ndeshjes.
Ai u largua nga loja në minutën e 67-të pas një dueli me Christoph Baumgartner. Të dy po luftonin për topin dhe pas kontaktit me austriakun, Odegaard shkeli keq këmbën e majtë dhe ndrydhi kyçin. Ai përfundoi në fushë me dhimbje të mëdha dhe u largua nga fusha me lot në sy.

Pritet që rikthimi te Arsenali dhe analizat specifike të japin një pasqyrë më të saktë për lëndimin e tij.
Komente

