Arsim Spahiu sjell librin më të ri ‘Mbi mitologjinë dhe fenë e maqedonasve të vjetër’
Arsim Spahiu, vjen me librin më të fundit “Mbi mitologjinë dhe fenë e maqedonasve të vjetër”. Ky botim përbën dhe hapat e parë të mitografisë shqiptare. Ky libër nuk është i pari për autorin. Më herët ai është dekoruar me titullin “Naim Frashëri”
“Mbi mitologjinë dhe fenë e maqedonasve të vjetër”, është libri më i fundit i sjellë nga Arsim Spahiu. Me një panel të përbërë nga shkrimtarë dhe botues të shumtë, u prezantua ky botim i cili përbën hapat e parë të mitografisë shqiptare.
Mes shumë personaliteteve të njohur në fushën e arkeologjisë dhe historisë , arkeologu Neritan Ceka shprehet se ky libër vjen me një metodologji të re dhe se ai nuk shpreh vetëm anën patriotike.
Këtu jemi në një metodologji të re. nuk janë më mjetet tradicionale, të cilat janë arkeologjia dhe gjuhësia , të cilët gjithmonë kanë dilemat e tyre , nuk janë konfirmative në këtë drejtim, por kemi një metodologji e cila mbështetet tek një material tjetër shumë i vlefshëm. Teza të cilën po e ndjek prej kohësh Arsim Spahiu nuk është një tezë patriotike, nuk është deklamative, nuk është e nxitur vetëm nga dëshira , që të interpretojmë patjetër vetëm në favor të mullirit tonë , historinë dhe legjendat e lashta, por duket që ka një mbështetje shumë më të gjerë se sa ajo që kemi besuar deri më sot.”
Neritan Ceka
Vetë autori i librit, Doktor Arsim Spahiu shpjegon shkurt përmbajtjen e librit në të cilin ka të dhëna, të reja dhe të vjetra e të padiskutueshme mbi karakterin pellazgjik ose ilir të maqedonasve të vjetër.
Unë punoj për vendin tim, që populli im ti mësojë këto gjera së pari. Mitologjia më e vjetër në Europë , është mitologjia e pellazgëve. Grekët e kanë marrë mitologjinë nga pellazgët , fenë nga pellazgët. Kush e thotë këtë , 20, 30, 40 autorë dhe Herodoti sidomos. Herodoti ka diku te 13-14 citime
Arsim Spahiu
Përveç librit të ri, autori ka botuar edhe libra të tjerë , si dhe është dekoruar me titullin “Naim Frashëri” për kontributin e dhënë me botimet e tij
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
71.7%
-
Jo
20.6%
-
Nuk e di
7.8%
Vota total: 4140
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
PD feston 34-vjetorin, Berisha ‘thur lavde’ për dhëndrin, Metën dhe ish-‘miqtë’ e tij të ndjerë Olldashi, Pashko, Hajdari dhe Bogdani
11 Dhjetor, 20:57
-
VIDEO/ Protagonistët e tranzicionit, kush ka mbetur ende në politikë nga lista e dhjetorit 1990
10 Dhjetor, 17:51
-
8 Dhjetori/ Neritan Ceka në Report TV: Politika po ndjek sistemin e përmbysur, çdo parti që vjen në pushtet kopje e Partisë së Punës
9 Dhjetor, 19:30
-
Korçë, restaurohen ikonat e kishës ‘Fjetja e Shën Mërisë’, Ceka: I përkasin shekullit XIII
28 Nëntor, 16:16
-
'Ilir Meta të ruhet!' Deklarata e fortë e Paro Laçit në 'Studio Live': Berisha bëri plan të mirëfilltë ta eliminonte! Vrasjen do e merrte përsipër Sali Lusha! Porositi dhe vrasjen e Meidanit dhe Neritan Cekës
9 Tetor, 17:56
-
DEBATI/ Plani i Menaxhimit për Bylisin, si po përdoren 6 mln euro të BE-së?! Parangoni stepet për shifrat, Ceka: U shpenzuan 800 mijë euro!
7 Maj, 15:55
-
Mero Baze: Rrugica ku kërkojnë diellin
5 Janar, 19:43
-
Intervista për Report Tv/ Neritan Ceka kujton çfarë i thoshte Azem Hajdari Berishës në 1990: E goditi partinë me vare! PD e PS u dominuan nga njerëz të rastit, jo me ide
8 Dhjetor 2023, 15:02
-
Neritan Ceka rrëfen si i shpëtoi atentatit nga njerëzit e Berishës: Pistoletën ma vunë mbrapa koke, dëgjova një krismë
7 Korrik 2023, 17:19
-
Ai ishte njëri nga ne
23 Qershor 2023, 10:49
-
Karl Paç, ‘dallëndyshja e parë e arkeologjisë shqiptare’, studiuesit: 2 udhëtimet e austriakut në Shqipëri, si e ndërtoi në 1922 muzeun e parë kombëtar në pronën e Toptanasve
28 Qershor 2022, 17:23
-
'Butrinti nuk është grek', ekspertët kundër marrëveshjes me PPP: Arroganca e Ramës e papranueshme, po nxjerrin në ankand historinë! Plani i Biznesit të bëhet menjëherë publik
29 Prill 2022, 15:47