TIRANË - Plot 1500 mësues të cilët do të kryejnë praktikat profesionale në shkolla të ndryshme të vendit do të punësohen me kontrata të përkohshme në sistemin parauniversitar në të gjithë vendin. Në bazë të një vendimi të Këshillit të Ministrave do të jenë dy faza punësimi, ku në secilën fazë janë 1500 praktikantë të punësuar.
Praktika Nga periudha 1 janar deri në 15 qershor e këtij viti do të jenë plot 1500 praktikantë të cilët do të japin mësim në shkollat e vendit. Ndërkohë që po kaq praktikantë do të punësohen me kontratë të përkohshme gjatë periudhës 15 shtator deri në 31 dhjetor.
“Numri i praktikantëve për kryerjen e praktikës profesionale, me kontratë të përkohshme, për sistemin arsimor parauniversitar, për periudhën 1 janar–15 qershor 2015 dhe periudhën 15 shtator– 31 dhjetor 2016 është 1500 praktikantë” thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave të botuar gjatë ditës së djeshme në Fletoren Zyrtare.
Sipas këtij vendimi numri i praktikantëve për kryerjen e praktikës profesionale, me kontratë të përkohshme, sipas njësive arsimore vendore dhe afati kohor i kontraktimit të praktikantëve do të jetë në bazë të vendeve dhe mundësive që ofrojnë këto Drejtori Arsimore. Kështu sipas të dhënave numrin më të madh të praktikantëve do ta ketë Tirana dhe më pas vijnë Elbasani, Durrësi, Fieri, Vlora etj.
Kontratat Praktikantët gjatë periudhës që do të kryejnë praktikën profesionale do të përfitojnë edhe pagesat mujore. Sipas vendimit pagesa do të jetë sa rroga minimale mujore që aplikohet në vend. “Praktikantët gjatë periudhës së kryerjes së praktikës profesionale përfitojnë çdo muaj nga njësitë arsimore vendore pagesën e përllogaritur mbi bazën e pagës minimale mujore prej 22 mijë lekë. Po kështu këtyre praktikantëve di t;iu paguhen edhe sigurimet shoqërore në masën 24.5% të pagës bruto dhe për sigurimin e kujdesit shëndetësor në masën 3.4% të pagës bruto.
Efektet financiare për pagesën e sigurimeve shoqërore e shëndetësore për vitin 2016, të përllogaritura në emër të punëdhënësit e të punëmarrësit, në shumën 82 863 000 lekë, do të mbulohen nga fondet e miratuara në buxhetin e vitit 2016, për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit.
Redaksia Online(E.Ç./shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?
-
Po
55.1%
-
Jo
42.8%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 14526
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta Izrael-Hezbollah/ Frikë, emocione dhe trishtim për ata që lanë pas, kthehen në Romë me çarter 178 italianë të riatdhesuar nga Bejruti
4 Tetor, 08:52
-
Europa League/ Man. United shpëton në fund, barazon 3-3 në Porto! Roma turpërohet në Suedi, Muçi asist në humbjen e Besiktas
4 Tetor, 08:40
-
Aksident në aksin e ri Thumanë-Kashar! Përplasen 3 makina, humb jetën 65-vjeçari! Shkak i përplasjes dyshohet punimet e firmës ‘Gener 2’
4 Tetor, 08:35
-
Liga e Kombeve/ Sylvinho publikon sot listën me 24 emrat e ftuar për dy takimet e tetorit, ka surpriza
4 Tetor, 08:14
-
3 muaj betejë për jetën, ndërron jetë i riu që u plagos nga shpërthimi me tritol në banesën e motrave Nikolli në Elbasan! Xhovana akuzoi Dumanin si porositës
4 Tetor, 08:09
-
U pezullua për shkak të motit të keq, nis lundrimi i trageteve nga Durrësi drejt Italisë! I Barit mbërrin në 13:00, i Ankonës në mesditë
4 Tetor, 08:07
-
Blogu italian ‘beBorghi’: Vizitoni kryeqytetin e gjallë të Shqipërisë, Tiranën
4 Tetor, 08:03
-
Ndërtimet e reja dhe rritja e referencave, Bashkia e Tiranës arkëtime rekord 93 mln euro nga taksat
4 Tetor, 07:45
-
Bombardime mbi Bejrut, sulm i ri nga Izraeli, në shënjestër pasardhësi i Nasrallahut
4 Tetor, 07:32
-
Lufta/ Dhjetëra bastisje izraelite në Bejrut, nata më e vështirë që nga fillimi i luftës! Shpërthime të mëdha jashtë aeroportit! Italia riatdheson 178 shtetas
4 Tetor, 07:26
-
Rusia: Ballafaqimi me Perëndimin është i pashembullt në histori
4 Tetor, 07:13
-
Gjithë ditën reshje shiu...në darkë rrebeshe, parashikimi i motit për sot
4 Tetor, 07:06