TIRANE- Debateve të hapura se fundmi në lidhje me ndryshimin e ligjit të arsimit të lartë, pikërisht në nenet që kanë lidhje me Universitetet mjekësore, zv/ministrja e Shëndetësisë Milva Ikonomi u ka dhënë një përgjigje. Sipas saj, nevoja për të kryer këto ndryshime ishte shumë e madhe, ndërkohë që të tjera vendime të Këshillit të Ministrave dhe kreut të shëndetësisë do të bëjnë më funksional këtë ligj.
Sipas saj, ndryshimet pritet që të sjellin rikthimin e departamenteve si dhe mënyrën se si do të funksionojnë shërbimet. Por, a u zbatua ligji me ndryshimin e rektorit të Universitetit të Mjekësisë dhe çfarë do të bëhet me përzgjedhjen e shefave të shërbimit, zv/ministrja Ikonomi tregon çdo procedurë në një intervistë për “Shqiptarja.com”
Pak ditë më parë ka ndryshuar ligji i arsimit të lartë, ku konsistojnë këto ndryshime?
Ndryshimet e propozuara në ligjin e arsimit të lartë, synojnë përmirësimin e raporteve ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë dhe qendrës spitalore universitare si pjesë përbërëse e tij, duke krijuar kushte për një mirëfunksionim të shërbimit spitalor që ofrohet nga QSUT-ja.
Rishikimi i Ligjit Nr. 9741, datë 21/5/2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë,” me ndryshimet e vitit 2010, prek në disa aspekte edhe pjesën që aktualisht i përket organizimit të shërbimeve.
Kështu, me ndryshimet e propozuara në ligj, rikthehen departamentet, të cilat u hoqën me ndryshimet që pësoi ligji i arsimit të lartë në vitin 2010. Gjithashtu, përsa i përket riorganizimit të departamenteve, përcaktohet shërbimi si njësi në varësi të departamentit, i cili, përveç aktivitetit mësimor e kërkimor, si pjesë e institucionit të arsimit të lartë, kryen dhe aktivitet diagnostikues dhe trajtues themelor, si pjesë e spitalit universitar.
Qendrat spitalore universitare janë njësi të sistemit arsimor dhe të sistemit shëndetësor. Ato sipas ligjit realizojnë funksione mësimore e kërkimore, si pjesë e universitetit/fakultetit, si dhe funksione diagnostike e trajtuese themelore, në nivel të lartë shkencor, si pjesë e sistemit shëndetësor. Gjithashtu, me ndryshimet e ligjit, do të përmirësohet ndjeshëm cilësia e shërbimit në qendrat spitalore universitare dhe do të rritet funksioni kërkimor dhe mësimdhënës, dhe sidomos, misioni themelor që kanë këto shërbime për përgatitjen e mjekëve të rinj.
Si do të bëhet zgjedhja e shefave të shërbimeve aktualisht?
Duke marrë parasysh veçantinë e shërbimit, si njësi me funksion e varësi të dyfishtë, si dhe rëndësinë e funksionimit optimal të shërbimit, për të ofruar një shërbim spitalor cilësor për popullatën, por edhe mësimdhënie dhe kërkim shkencor bashkëkohor, ndryshimet e propozuara në ligj parashikojnë që mënyra e organizimit dhe funksionimit të shërbimeve, si dhe kriteret e përzgjedhjes së përgjegjësit të shërbimit të miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit përgjegjës për çështjet e arsimit dhe të ministrit përgjegjës për çështjet e shëndetësisë.
A ishte ndryshimi i rektorit në përputhje me ligjin e arsimit të lartë?
Në kohën e krijimit të universitetit të mjekësisë, ligji ekzistues parashikon emërimin e rektorit me një mandat një-vjeçar. Me përfundimin e këtij mandati, sipas së njëjtës dispozitë të ligjit ekzistues, u bë edhe emërimi i rektorit me dekret të Presidentit të Republikës. Sipas ligjit ekzistues, ky mandat mund të përsëritet jo më shumë se dy herë radhazi. Duke qenë se gjatë periudhës së ushtrimit të mandatit të mëparshëm nga Janari 2013 deri në Janar 2014, nuk u arrit organizimi i një procesi zgjedhor normal, nevojitej edhe një vit i dytë mandati për rektorin, me qëllim organizimin dhe zhvillimin e një procesi normal dhe të drejtë zgjedhor.
A do të ketë grupime të shërbimeve apo do të funksionojnë në bazë të specialitetit?
Aktualisht, kërkohen kritere të reja për organizimin e shërbimeve të specialiteteve, pasi, kriteret e përdorura deri më sot, si p.sh., organizimi thjesht mbi bazën e numrit të shtretërve, janë tashmë të vjetruara. Këto kritere duhen zëvendësuar me praktika të reja. Praktika e ditë-qëndrimit në spital është zgjeruar shumë dhe në këtë këndvështrim mund të përdoren mjaft kritere të tjera, bazuar p.sh., mbi llojet e specialiteteve, pasi të tjera kritere përdoren për shërbime që kanë nevojë për kujdes intensiv, apo shërbime kirurgjikale, dhe të tjera kritere përdoren për shërbime të tjera të tipit jo-intensiv.
Për shembull, le të themi, shërbimi i Okulistikës, kriteri i ditë-qëndrimit në kushte të hospitalizuara nuk do të ishte i barasvlershëm me atë të shërbimit të Kirurgjisë Ortopedike, ku sigurisht që ditë-qëndrimi është një kriter bazë për organizimin e këtij të fundit, e kështu me radhë.
Kështu, këto ndryshime parashikojnë që departamentet të përbëhen nga një ose disa shërbime.
Ndryshimet e parashikuara në ligj parashikojnë, gjithashtu, miratimin me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit përgjegjës për çështjet e arsimit dhe ministrit përgjegjës për çështjet e shëndetësisë të Statutit të Qendrës Spitalore Universitare, duke synuar përmirësimin e organizimit të brendshëm të saj dhe vendosjen e raporteve të drejta midis pjesës mjekësore dhe asaj akademike. Për këtë arsye, është propozuar për t’u ndryshuar shkronja “e”, e pikës 4, të nenit 19/1 të ligjit të vjetër, që parashikon hartimin e projektstatutit të Qendrës Spitalore Universitare nga bordi i saj, i cili, më pas e dërgon për miratim në Këshillin e Ministrave.
Gjithashtu, për shkak të ndryshimit të raporteve në institucionin e arsimit të lartë dhe vendosjen e shërbimit në varësi të departamentit, është ndryshuar edhe (a) përgjegjësi i njësisë kërkimore mësimore/përgjegjësi i shërbimit si autoritet drejtues; dhe (b) përcaktimi i përzgjedhjes së autoriteteve drejtuese në një institucion të ri të arsimit të lartë, sipas hierarkisë institucionale, duke shtuar edhe përgjegjësin e njësisë mësimore/ kërkimore përgjegjësin e shërbimit.
Përsa i takon Dekanit të Fakultetit të Mjekësisë, a do ketë ndryshim të zgjedhjes së tij, nuk do të jetë më ashtu sikurse me universitetet e tjera të UT?
Ndoshta është e nevojshme që të sqarohet edhe ndonjë keqkuptim që mund të ketë lindur si rrjedhojë e qëllimeve dashakeqe nga leximi dritëshkurtër i Nenit 23 të ligjit ekzistues, i cili parashikon procedurën e përzgjedhjes së drejtuesve të njësive kërkimore dhe të zhvillimit. Më konkretisht, kjo dispozitë bën fjalë për rektorë të emëruar, si dhe emërime rishtazi për krijimin e një universiteti, fakulteti, departamenti, autoritetet drejtuese të të cilëve, emërohen herën e parë, derisa më vonë të bëhen zgjedhjet.
Duhet të kemi parasysh se kjo është një periudhë tranzitore, e cila rregullon marrëdhëniet në Universitetin e Mjekësisë, deri në momentin e përgatitjes dhe zhvillimit të zgjedhjeve të ardhshme. Ligji parashikon zhvillimin e zgjedhjeve në përputhje me statusin që kanë universitetet, i cili reflekton pavarësinë e tyre të plotë akademike. Pra, në këtë kontekst, ndryshimet e propozuara synojnë përafrimin me standardet akademike të të gjithë universiteteve të tjera publike në vend.
Ndalemi pak edhe te neni 19, përse bord me shumë aktorë të tjerë? Jo me staf mjekësor?
Duke qenë se bordi i QSUT-së miraton politikat dhe strategjinë e zhvillimit, si dhe harton programet ekonomiko-financiare të veprimtarisë së qendrës, në përputhje me politikat qeverisëse për shëndetësinë, arsimin e lartë e kërkimin shkencor, si dhe planin e zhvillimit strategjik të universitetit e të fakulteteve të fushës së shëndetit, ndryshimet në ligj parashikojnë pjesëmarrjen në bord të përfaqësuesit të ministrisë përgjegjëse për fushën e financave, e përfaqësuesit të ministrisë përgjegjëse për fushën e arsimit dhe e dekanit të Fakultetit të Mjekësisë të institucionit të arsimit të lartë që ka në përbërjen e tij Qendrën Spitalore Universitare.
Gjithashtu, përsa i përket bordit, me propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë, me këto ndryshime ligjore, është parashikuar një ndryshim tjetër i rëndësishëm lidhur me përbërjen e bordit të QSUT-së, si organi më i lartë drejtues i saj, duke i dhënë rëndësi përfshirjes së përfaqësuesve të qeverisjes vendore, me qëllim përcjelljen në bord të angazhimit të qeverisjes vendore në përmirësimin e sistemit shëndetësor brenda juridiksionit të saj, si dhe përcjelljen më pranë vendimmarrjes të zërit të pacientëve dhe Kryqit të Kuq.
Shkrimi u publikua sot (23.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com