TIRANE- Universiteteve publike por edhe atyre private po iu kryhet një kontroll i imtësishëm nga Ministria e Arsimit, çka do të verifikojë ligjshmërinë e tyre të funksionimit. Sipas një urdhri të ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, të dalë pak kohë më parë të gjitha këto institucione të Arsimit të Lartë duhet të venë në dispozicion të inspektorëve të MAS të gjithë dokumentacionin e nevojshëm. Sipas urdhrit, kontrolli i zbatimit të ligjshmërisë përfshin përmbushjen e detyrimeve nga universitetet të sanksionuara nga aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi, lidhur me standardet institucionale dhe njësive përbërëse të tyre.
/Shqiptarja.com







