TIRANE- Arsimimi i të rinjve duhet të bëhet sipas kërkesave të tregut, pasi gjatë këtyre viteve vihet re një rritje numrit të papunësisë tek ko kategori e popullsisë. Po kështu fenomene të tjera të ndeshura janë edhe lindshmëria si dhe aborti slektiv, ku përparësi kanë djemtë.

Sipas të dhënave të Censusit, numri mesatar i fëmijëve për grua është ulur nga 2.3 në vitin 2001 në 1.7 në vitin 2011. Në lidhje me abortin selektiv, konstatohet se raporti gjinor në lindje vazhdon të jetë i lartë për djemtë 109 djem dhe 100 vajza, nga 105 që është norma biologjike natyrore. Ndërsa shkalla e papunësisë së të rinjve është rritur 10 vjeçarin e fundit nga 35.5 % në 52.9 %” është raportuar në konferencën me temë mbi dialogun dhe zhvillimin e popullsisë.