Disa thanë se kriza në çift erdhi si pasojë e udhëtimeve të gjata e të shpeshta të Florianës, e të tjerë thanë se Floriana e braktisi Tedin për shkak të karrierës. Por sipas portalit zathur.net, ka qenë Tedi ai që 'i dha duart' ish-Miss Shqipërisë...për një femër tjetër?!
Tedi Ngjela ka nisur prej kohësh tashmë një aventurë një modele shqiptare, që jeton në Greqi. Vajza nga Fieri quhet Sofia Mitre dhe është parë të shoqërohet me Florianën, pasi ekziston edhe një foto e të dyjave.
Këto kanë qenë informacionet që ka publikuar portali, që vijojnë të mbeten në kuadrin e thashethemeve, për sa kohë asnjë prej të dyve (apo të treve), nuk reagon.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)