Shqipëria kryeson në rritjen e trafikut ajror të pasagjerëve për muajin mars, Rama: Nga lart akoma më lart

Shqipëria kryeson në rritjen e trafikut ajror të pasagjerëve për muajin mars, Rama: Nga lart akoma më lart

Numri i pasagjerëve nga ajri krahasuar me vitin 2019 , para pandemisë, është rritur me ritme të larta. Kryeministri Edi Rama ka publikuar shifrat nga  Shqipëria kryeson në rritjen e trafikut ajror të pasagjerëve në mars 2024 krahasuar me vitin 2019.

Sipas statistikave, të cilat janë publikuar nga kryeministri Edi Rama, Shqipëria shënoi një rritje me 233.3% të trafikut të pasagjerëve në mars 2024, krahasuar me vitin 2019.

‘Nga lart akoma më lart

Ja edhe klasifikimi ndërkombëtar i marsit për rritjen e numrit të pasagjerëve nga ajri krahasuar me numrat e vitit 2019 (para pandemisë), ku rritja e Shqipërisë vazhdon me ritmet më të larta

Dhe e para, ata që thonë se janë shqiptarët që i mbushin avionët jo turistët, nuk duhet të harrojnë se edhe sikur të jetë kështu, ky është një lajm fantastik, sepse do të thotë që kanë shumë më tepër dëshirë të vijnë në Shqipëri, ndërkohë edhe çmimet e biletave janë ulur ndjeshëm falë shtimit të linjave ajrore. Por nuk është tamam kështu, sepse shifrat e të huajve që vijnë në Shqipëri flasin vetë, siç flet rritja marrëmendëse e dhënies së apartamenteve me qera për të huajt apo kërkesave për hotele.

E dyta, ata që thonë se s’na duhen turistët se ata vijnë për qejf, ne duam këtë e atë, nuk duhet ta harrojnë se qejfi i turistëve kushton dhe fitimet nga shpenzimet e tyre për qejf i marrin shqiptarët që punojnë, prodhojnë, shesin, shërbejnë e me radhë, ndërkohë që pjesa e të ardhura për shtetin nga rritja e aktivitetit ekonomik, investohet për të rritur pagat e investimet.

E fundit, kjo është arritje e Shqipërisë dhe gjithë këta që vijnë duke u shtuar i bëjnë jehonë pozitive vendit tonë, kur kthehen në vendet e tyre, prandaj kush s’e do qeverinë le ta shajë sa të dojë, po nuk ka pse të mos gëzohet për Shqipërinë kur e vërteta flet kaq qartë si në këtë rast.’- shkruan kryeministri Rama.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Injoranca: 03/05/2024 02:45

    Nuk e kuptoj pse nuk behet krahasimi me 2023 por akoma me vitin 2019 kur ishte pandemia! Eshte mbush cdo organizate nderkombetare me koktrashe! Ne 2023 u be krahasimi me 2019 sepse ishte i vetmi vit pa asnje kufizim viti 2023 , ndaj ne 2024 duhet te behej krahasim me vitin paraardhes por me rendesi eshte qe Shqiperia del e para ne liste por ky gabim logjik tregon qe akoma u ka mbet mendja tek pandemia 2019 , iku ajo kohe tani erdhi koha per vitin 2024 qe edhe ne 1 vit 2025 i bie iku cereku shekullit 21-te!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë