Euro 2024/ UEFA hap procesin e rishitjes së biletave, mbi 500 mijë tifozë në pritje! Zhgënjim te kuqezinjtë

Euro 2024/ UEFA hap procesin e rishitjes së biletave, mbi 500 mijë tifozë në pritje! Zhgënjim te kuqezinjtë

Foto nga faqja e UEFA-s

UEFA, në faqen e saj zyrtare ka rihapur këtë të enjte procesin e rishitjes së 100 mijë biletave për finalet e Euro 2024 ku Shqipëria bën pjesë në Grupin B. Të shumtë kanë qenë ata që kanë dashur një të tillë, teksa në faqen e UEFA-s shihen 500 mijë tifozë me një llogari aktive që janë në pritje.

Sërish pritje e gjatë dhe zhgënjim për tifozët, teksa të shumtë ishin ata që nuk mundën të siguronin një të tillë. Duket qartë se gjysmë milioni tifozë ishin në pritje për të kaluar në hapin e radhës, atë të përzgjedhjes së ndeshjeve dhe biletave, ndërsa të paktë ishin ata që e kishin këtë fat.

Për të tria ndeshjet e Shqipërisë në Euro 2024; më 15 qershor me Italinë, më 19 qershor ndaj Kroacisë dhe në datën 24 kundër Spanjës, kishte një numër të lart biletash të disponueshme. Por, në fund tifozët kuqezi nuk arritën të siguronin ato që donin, pasi pritja ishte mbi katër orë e gjatë në faqen e UEFA-s.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Holanda zhvendoset djathtas

Holanda zhvendoset djathtas