Arsyetimet shkencore, Pro e kundra:
Shën Vlashi e fundi i jetës së tij

Arsyetimet shkencore, Pro e kundra:<br />Shën Vlashi e fundi i jetës së tij
“Sebaste n’Armeni apo n’Arbeni” studimi që zbërthen dilemën historike. Pjesa e tretë/ Artikulli u  botua në vitet 1921 dhe 1922 në dhjetë numra të revistës françeskane Zani i Shna Ndout, revistë e cila dilte në Shkodër. Është një ndër artikujt e parë dhe njëherazi mjaft seriozë që i është kushtur Laçit dhe historisë së tij...
 
Kjo është pjesa e tretë e studimit skrupuloz  të At Shtjefën Gjeçovit kushtuar  Laçit, historisë së tij, një prej objekteve më në zë të kultit  aty dhe histories së Shën Vlashit… Pjesa e parë e këtij studimi, i botuar  për herë të parë nga Gjeçovi në vitet 1921-1922 në dhjetë numra të revistës françeskane Zani i Shna Ndout, u botua në dy numrat e shkuar të suplementit tonë. “Sebaste n’Armeni apo n’Arbeni”, është një ndër artikujt e parë dhe njëherazi mjaft seriozë që i është kushtur Laçit dhe historisë së tij. Sot për lexuesit tanë sjellim pjesën e tretë të tij.
 
Arsyetimet e A. Dolcit e të S. Skurles kundra mendimit të S. Roses.
Atë Dolci pat sosë në mende të vet me e zhgulë me gjith themel mendimin e Roses; porse t’a kishte pasë mârrë punën mâ me gjak të ftofët, kishte mbërri ndoshta me u rà mbë ta disa të metave të Roses, në shkoklim historik të kësaj çâshtje, e të kishte pasë para sŷsh qëllimin qi të delte në dritë e vërteta, e jo se do t’ishte puna ashtu si dote aj. – Arrsyetimet e Dolcit janë njekëto:

1. Auktoriteti i Baronit i Metafrastit e i Bolandistve mban se Shên Vlashi ka lè e âsht mundue në Sebaste t’Azìs, e Sebasten e Makedonìs a se të Shqypënìs së soçme as me gojë s’e xân, e as mêndja s’u ka vojtë me shkue me kerkue ndo’i Sebaste ndër ato dhena.
2. Sebaste e Kapadocjes âsht nji me Sebaste t’Armenìs së Vogël, këto fjalë Dolci i pështetë n’auktoritet të Katepinit i cilli, në fjaluer të vet shtatë gjuhësh (Lexicon septeth linguarum) thotë: Sebastque e Sebaste e quejtun Sanctja mbas Shtjefnit, gjindet në Shullâ të malit Argè 72 mì hapa prej Sebastoplit, kah lindja, nderrmjet Cezavès e Nikopolit, gjytet i Armenìs së Vogel, 126 mì hapa, 86 mì hapa prej Cecjes, kah Satala e Trapezunit.
3. Gojëdhana shqypëtare, êmna malesh, mbishkrime e tjera së kan kurrnji vjeftje; Vorri i Shên Vlashit në Sebaste t’Armenìs i ruejtun prej Muslimanve ka mâ çmim se të gjitha mbishkrimet e Shqypënìs mbi ket Shêjt. Për me u dhanë fuqi këtyne fjalve Atë Dolci na paraqet nji mbishkrim qi gjindet n’Akvileje kû thohet: Këtu kje pagëzue i She Shimshiu / Hic S. Hieronymus baptizatus fuit) sado qi dihet prej fjalve të këtì Shêjtit se kje pagëzue në Romë e jo n’Akvileje.
Z. Shtjefen Skurla në jetshkresë të Shên Vlashit i bân bàll Z. S. Roses me këto arrsyetime:
1. Sebaste e Armenìs âsht nji me Sebaste të Kapadocjes. Në vjetë 70 mb. Kr. Armenija kje dà në të madhen e të voglen, e vogla, në të cillen gjindet gjyteti Sebaste, i kje pernjitë Kapadocjes; për ket arrsye po u tha «Sebaste n’Armenia a Sebaste të Kapadocje» âsht nji.
2. Sebaste gjindet në shullâ të malit Argè, e ket ne na e bân deshmi Straboni (libr. XII) kû thohet: Mali i Kapadocjes Argè shtrîhet nder mjet Cezarès e Sebastes mâ se 120 mì hapa (Argaeus mons Cappadociae inter Caesaream et Sebastein extensues supra 120 m.p. )
3. Sebaste e Armenìs ka pasë Ipeshkvijt e vet, qysh në vjetë 303 mb. Kr., i pari nder të cillë permendet Merhugiani, mbas këtì Shên Vlashi, Fulogi e tjerë; me sa per Sebaste t’Arbënìs a të Shqypënìs nuk dihet a ka pasë ndo’i herë Ipeshkvijt e vet. )
4. E qet poshtë mendimin e Roses tuj thanë se nuk âsht e vertetë se truporet e fuguret e Shên Vlashit tëfaqen me stolì ipeshkvinore të sjelljes prendimore, por të sjelljes lindjake. Më ket themelohet Skurla se Shên Vlashi ka kênë i Kapadocas e jo Arbënuer.
5. Salvimet e prendimit paten mârrë fund, në vjetë të Krishtit 311, e prandej nuk ka muejt me ndollë mundimi i Shên Vlashit në Shqypënì nen Licinin, per arrsye qi salvimet e Licinit kan pasë fillesen në vjetë 319. mb. Kr. e kufizoheshin në lindje.
6. Drojnija e bindja e pergjithët ndaj Shên Vlashin, kângë qi i pat këndue Shên Gjon Damasceni në ndërë të këtì, mprojtje e tì mbì Armenìn, vorri i Shêjtit, i cilli edhe sot ruhet në Sebaste, na deshmojën se Shên Vlashi jetoj e dha jeten nder mundime në Kapadocje ose në Sebaste t’Armenìs së Vogël.
7. Atë Dolci thotë, se gojëdhâna shqypëtore, êmnat, e tjera, nuk i pakojshin zêmbren kurr’i grimë, tuj kênë se drojnija e popujve, si ka muejt me shtue emnat e malit të Kalvarit, ashtu ka muejt me shtue edhe emnat e malit Argè e ata të Sebastes.
Skurla i pështetun në kët themel, kështu e endë gojëdhânen shqypëtare: «Nuk âsht nji habì e madhe pse në Shqypëni gjinden do emna si ato të lindjes, tuj kênë se edhe gjeti neper botë gjinden; bj.fj. emnin e gjytetit të Rraguzhës (Dubrovnikut) në XII qindvjetë e ka pasë nji gjytet në Jagodinë në Bosne, prej se rraguzhnjanët të terhjekun prej cehesh të rrgjanëta e të hekurta, kishin pasë shkue me ngulë atje. Ashtu në Siqilì kena gjytetin Rraguzhë, etr. Sa per mbishkrim e vorr të Shên Vlashit qi gjindet në Sebaste të Makedonìs, per prapshtim të këtì mêndimit mjafton mbishkrimi qi gjindet n’Akvileje: «Hic Hieronymus baptismatis vitam recepit», tuj u diejtun themelisht qi Shên Shimshiu kje pagëzue në Rromë...»

Prej syperthanunave i nepet maje kësaj çâshtje me ket arrsyetim: N’ato kohë të vështira, kur lindja, e posaçe, Armenija, hiqte zì prej prètimeve të Tyrqve e të neperkambuna të mnershme të tyne, tuba – tuba armenësh shplangoheshin prej banimesh të parve e hikshin per me gjetë plangje e banime të reja nder vende qi përshîheshin prej sundimit bizantin. Tuj e lânë atdhèn e tyne, i mueren me vedi doket e të parve bashkë me gojëdhânë. Ashtu mund të thona se tuba armensh qi mueren dhenat e hueja e tuj shkue me xânë vend edhe në Shqypnì të soçme, e tuj ndeshë, pa hiri nder rrenimet e nji gjytetit Sebaste, në mal t’aferm Ardeni, prej të cillit u quejt edhe rrethi mbarë Ardeni e mâ vonë Armenija, bânë mbë ta nji nënshtypje aq të fellë, sa u përtîni në zêmber emnin e Shên Vlashit, e prej bindjet ndaj ket Shêjt, ndertuen kishen për nderë të tì, gjeten shpellen edhe mbasi ju duk se i pergjitte asajë t’Armenìs, ravisuen fëtyren e Shêjtit, i ngrêfen lëterin e tuj vijue bindja brez mbas brezit, gojëdhana hini në besim, e së mramit ata mende lètit vûne edhe mbishkrimin... Ashtu qi vendsit të ndimuem prej rrethanash të vendit, e qiten në harresë, si vendin e vjeter ku kje mundue Shên Vlashi – Armenìn – si edhe punët qi paten ndollë atje, tuj i nderlikue me vend të rrêjshem per dam të historìs. (Skurla «Shên Vlashi Ipeshkev e Deshmuer. «Rragushë Pretner 1871).
 
at shtjefni

Sa çmim kan arrsyt per e kundra mendimit se Shên Vlashi Ipeshkev e Deshmuer kje Ipeshkev në Sebaste të Kapadocjes e se këtu mbaroj jeten nder mundime.
 
Arrsyeja e parë qi na ban me i rà ndesh mendimit të sypermendun âsht gojëdhâna shqypëtare, e cilla ka me pasë nji fuqi të patundun në pasët permendore, qi t’a percjellin. – Çêdo gojëdhanë ka e do të kèt nji themel mbi të cillin do të pështetet edhe pse këjo mundet me kênë e çatrafillueme, e nderlikueme, e shemtueme a edhe e zbukurueme. Çêdo kallxim, po kje legendë a prrallë do t’a kèt arrsyn e vet. Per me ja gjetë majen kallximit a pështetet në historì, a po janë trillime a çatrafilime, shkoklimi u përket historikve. Pra sikurse çêdo kallxim ka e do të kèt arrsyn e vet, ashtu nuk mund të hjedhet tej me të paren fjalë, tuj thanë se mâ çmim ka muslimani i cilli vuen vorrin e Shên Vlashit në Sebaste se krejt gojëdhâna shqypëtare, për arrsye qi po s’u miratue gojëdhâna shqypëtare e mbishkrimi i vorrit të Shêjtit, do t’a njoftojëm edhe at të muslimanit qi ruen vorrin e Shêjtit në Sebaste, tuj kênë se edhe ky kallxim âsht i pështetun në gojëdhâna.

Gojëdhâna shqypëtare nuk ligshtohet as nuk mund të ligshtohet tuj thanë se ndoshta bindja e devocjoni i atì populli ka muejt me pagëzue nji Sebaste tjeter e nji tjeter mal Ardeni, e as, se Armenët, tuj hikun prej atdheut të tyne kan prû me vedi në Shqypënì gojëdhënât e Lumnìs së tyne per Shên Vlashin e i kan mbjellë neper Shqypënì emnat e vendeve e të gojëdhanave t’atdheut të tyne. Shplangimi i nji popullit prej banimit të parë, merr me vedi historìn gojëdhanore, gjûhen e doket, tuj kênë këto tipat e parë të nji popullit qi e ndryshon prej sa tjerësh. Qinda e qinda vjetesh do të kalojën e, o Zot, të mbrrie me harrue gjûhen e doket, e të parëve edhe pse të perziem me komb të vendit kû shkojën me ngulë.

Marrëdhanëja me kombe të hueja mberrîn me i bâ qi t’a shemtojën gjûhen, por jo me e qitun në harrësë, e veç me ndollë se del fare aj popull me rrâjt e skaj, atbotë po, se edhe gjûha do të shuhet me tê. Shuhet populli shuhet gjûha, por se gjurmët do të jesin të cilat kan me na deshmue gojë mbas goje se ka pasë banue këtu dikur nji popull. Në Shqypënì  ) kurrnji shêj as fjalë të gjûhës armene nuk shifet as nuk ndihet qi kishin me muejt me na dishmue se ndo’i rrem armenësh ka pasë banue ndo i herë në ndonji krahinë të Shqypënìs. – Rragushnjanët – thotë A. Talija – kan pasë cehet e veta në Kreshevë e në Varesh të Bosnes, e disa familje të Rragushes kan pasë shkue me ngulë nder ata vende. Po rrfej se kur me pat rà rasa me kalue neper Bosne shkova në Kreshevë e permbasi i ndrrova sa fjalë me ata vendas, kam pasë mbetë pa mend tuj pa do fëtyrë qi kurrkund gjeti neper Bosne nuk shifen, e deri të prûmet e tyne e shqypëtimi i gjûhës ndryshote prej krahinash tjera të Bosnes, e më bâhej se nuk ishè në Bosne, por në nji krah të Rraguzhes.

at shtjefni

Ket nënshtypje pata edhe kur shkova në rrethinë të Vareshit. – Çêdo komb pra, i bân me vedi edhe veçanërit e veta, e nuk lân qi të ja grabisë kush aq lètas. Shkurt: gojëdhâna shqypëtare ka per të pasë çmim mje qi të dalë kush me diftue themelisht se âsht përbâ prej trillimesh e sendergjimesh.
Arrsyeja e dytë pështetet në fugure e trupore të Shên Vlashit të veshura në petka ipeshkvinore të sjelljes prendimore; por as këjo nuk ka ndoi’i randsì shi ashtu si e mendojën kundershtàrët e së ka ndo’i fuqi sa me mbrrî me na i lakue, gjûejt, tuj kênë se n’at kohë qi ka pasë jetue Shên Vlashi, nuk ka pasë kênë ky ndryshim petkash në kishë lindjake e prendimore. E në këjofët se kan dasht me diftue me mëndyrë veshet se së cillës kishë i ka pasë prekë i Shên Vlashi, a mâ mirë të cillit krah, kanë diftue mendimin e vet të rrethinës në të cillen gjindeshin, e kurrgjâ tjeter. Gjygli i ngjyesave a i piktorve në lam të historìs nuk çon peshë, e ket punë na e deshmon gjith ajo morì figuresh me stolì të gabueshme edhe faqe historijet. Sikuerse kà pasë ndollë heret edhe sot ndollë qi po kje njyes i krahit lindjak, aj ka per t’a ravisue Shên Vlashin mbas shijimit t’atì krahi, e ashtu ka per të bâ edhe i prendimori.

Në ket rasë due me permend, se nuk âsht e vertetë shka thotë Skura qi truporja e Shên Vlashit – nder tjera trupore e fugure të këtì Shêjtit – qi gjindet në Kishë kolegjale të Shên Vlashit në Rraguzhë se âsht veshur me pekta lindjake, tuj kênë se historikisht dim se kisha lindjake nuk ka perdorue e as perdorë Mitren. (Simeon Tessoll: Expos de divino temlo (Krauss. Peal-Encyklopedie ater Christlichen Alienthumer, Freiburg 1882. B. II s 214.) :/; në sa këjo trupore ka miter në krye e per veshë ka penulen e vjeter e cilla s’âsht tjeter por nji dorë planetet qi perdoron kisha prendimore me nji ndryshim preset prej planetës së soçme.

at shtjefni

Arrsyeja e tretë ka e nuk ka çmim: nuk kishte me pasë ndo i çmim në rasë kur kishte me muejt me u diftue themelisht se Brevjari e Martirologi rroman kan mârë mrapa kambë me kambë geografin e Ptelomeut, megjesh a të hoqunash qi ndollin nder krahina a provincje; kishte me pasë çmim e randsì të themelët kur kishte me muejt me u diftue, qi ata kan shênjue me caktim se të cilles krahinë i perkitte Sebaste në kohë të Shên Vlashit, tuj marrë para sŷsh të gjitha ndrrime e shndrrime qi kan muejt me ndollë rrokull vijimeve të kavaljeteve e qi mos të jen rrêjtë. Porse këjo punë nuk âsht diftue e nuk mund të diftohet themelisht.
Arrsyeja e katërt ka aq çmim sa nji diftesë negative.

Arrsyeja e pêsët mundet me pasë çmim me kênë se merret vesht: mali Argej per mâ të nalten maje të vargut të majeve Argej qi janë ngjatë Cezarès (Mazaka); e në ket pikpamje së ka muejt kurrsesi i Shên Vlashi me i ra mrapa tufës shpirtërore të vathit të vet, tuj kênë tepër larg. – Po u muer mali Argej aj varg i maleve qi shtrîhet prej Cezarejet mje kah Sebaste, mund të besohet se Shên Vlashi ka gjetë ndo ‘i shpellë të ngjatë ku me u strukun e m’u mshefun prej salvuesave, prej së cillës ka muejt edhe me u perkujdesë për vath të vet.

at shtjefni

E gjashta edhe e shtata arrsye nuk mund të lêhen mbas dore; veç se shka se e shtata arrsye nuk mund të lêhen mbas dore; veç se shka se e shtata kishte me bjerrë fuqìn e vet kur kishte me u diftue se Ardeni e Argies a Argej janë emnat e nji malit; porse mendja më thotë se këto male ndryshojën fare njani prej tjetrit.
Arrsyetimet e A. Colçit e të Skurles me të cillat rrapaten me diftue se Shên Vlashi kje Ipeshkev i Sebaste të Kapadocjes a t’Armenìs së kan kurr’i fuqì mâ teper se zhvillimet e naltpermenduna të cilla u mundova me i parasue e as rândsi me u peshue.

A. Dolci pështetet auktoritetit të Baronit, të Metatrastit e të Bolandistve. Auktoriteti i këtyne as poshtnohet e as u mbohohet pse shmanget kush prej mendimit të tyne në hetim të pertejëm të pikave historike. – Kurrnji poshtënim s’i shkaktuen Baronit dy vëllazen Pagi, pse këta i shtuen këtì, «Nota e Chritices» në katër libra të trashë. –Baroni tuj shkrue «Annales» nuk i shkroj si të pështetun në themel të patundun historik, jo, por ka qitë në dritë mendimin e vet, tuj e perpjekë me i zhvillue punët, me i afrue mendimet e ndryshme e me i largue kundershtimet e me i hjedhë tej ndollìt e paverteta, e tuj i rreshtue sikurse i ka marrë mendja per mâ mirë e mbarë si nder «Acta» permbi Shên Vlashin, si edhe nder tjera mësimtime me të cillat kje sherbye ky.

at shtjefni

A. Dolci rreket me diftue se Sebaste e Kapadocjes âsht nji si me thânë ajo e Armenìs, e per m’u dhanë fuqì fjalve të veta na qet perpara Amb. Kalepinin («Lexicon octolinguis»).

Per deshmim të drejtës më duhet me thanë se nuk janë të vërteta fjalët e Colcit: Kapelini nuk shkruen ashtu si e bjen aj. Kapelini permendë nji Sebaste, edhe e vendon në Palestinë e këjo âsht Samarija; Xên në gojesh edhe nji tjeter Sebastia, por me cakëtim të krahinës: «Oppidum in Calaphena Cappadociae regione, e të treten qi e thrret» Sebastopolis Ponti Cappadocia.» Këto Sebastet janë qi i njef Kapelini i pështetun më Ptolemeun (L.V) e mbë Plinin (L.V.) – Diftesat e syperpermenduna i bìn kundra mendimit të Dolcit. – Kû gjet e si muejt me thanë. A. Dolci se Sebastja gjindet në shullâ të malit Argej (Sebastia ad montis Argei radices), une nuk dì; në Kapelinin nuk e ka gjetë ket punë, as në Ptolomeun e në Plinin, e prej këtyne ka marrë Kapelini.

Skurla edhe âsht mendimit se Sebaste e Kapadocjes âsht nji me at t’Armenis, e per me i dhanë fuqi mendimit të vet thotë se «kûr e paten pushtue rromanët at pjesë t’Armenìs qi âsht këndej lumit Eufrat (krahin prendimuer), e quejten Armenì e vogël, per veçim t’Armenìs së madhe qi âsht n’at anë t’Eufratit. Krahi i Armenìs së vogël i kje njitë Kapadocjes në vjetë 70 mb. Krishtit, e kje bâ nji provincje; ashtu qi nen emen t’Armenìs së vogël pershîhej shpesh herë mbarë Kapadocja... e per ket arrsye shkrimtarët i vendojshin do gjytete herë n’Armenì e heraherë në Kapadocje, shka i ka pasë ndollë edhe Sebastes. (S. Skurla, Shên Vlash, faqe 52).
Mbas diftimit të Skurles, para vj. 70 mb. Kr. Sebaste paska pasë kenë n’Armenì/Armenì të vogël mâ vonë/; porse kurrnji geograf së thotë se para vj. 70 mb. Kr. a kurdo, se Sebaste ka kênë n’Armenì, por në Kapadocje. (Plini, nji qindvjet mbas Krishtit; Ptolomeu, dyqindvjet para Krishtit e Straboni, 54 vj. para Kr. mt 21.) – Mbasi Sebaste nuk paska kênë kurr e Armenìs, si mund të thohet se i pernjitej herë Armenìs e herë Kapadocjes? /Shif Ptolomeun, Geograf. L.V. – Geograf. E Kl. Ptolomeut..., Ndue Magini Padovani, Veneci, 1598. – Cl. Plinì Secundi, Naturalis histor, Venetìs». 1559. Lib. VI. pag. 118/ - Para e mbas vjetit 70 ishte njefë Sebaste e Kapadocjes. Kah bîni pra këjo «Sebaste e Armenìs?»

Diftesa e dytë e Skurlës âsht se gjyteti Sebaste gjindet ne shullâ të malit Argej edhe pështetet më Strabonin i cilli thotë; Argeaus mons Cappadociae inter Caesaream et Sebastem extensues supra 120 m. p. – Këto fjalet e Strabonit zhvillohen kështu: vargu i maleve Argej shtrihet ndermjet Cezarès e Sebastes, e nuk thohet se gjyteti Sebaste gjindet në shullâ të malit Argej; e per n’u thashtë se âsht ndo’i gjytet në shullâ të malit Argej, ky kishte me kênë Cezarea a se Mazoka e vjeter. – Ket dishmim e kena edhe në geografin e vjeter Plinin, i cilli thotë: «Et sub monte Argeo Mazakam, quae nunc Caesarae). (C. Plinij Nat. histor. ibidem.) – Ket punë na e bâjën deshmi edhe Atlantat e soçem «Orbis antiquit» të cillët nuk janë tjeter posë punësh mundesh të hetimeve vjetore të lamit geografik.

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prishë provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarërt kur si pëlqejnë vendimet

Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prishë provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarërt kur si pëlqejnë vendimet