Kuzhina në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” u ndal sot në estetikën e recetave përveç shijeve dhe aromave që çdo ditë përcillen në ekranin e A1 Report.
Për të treguar se si mund t`i servirim sa më bukur dhe më këndshëm ushqimet tona në tryezë i ftuar ishte Xhino Baqoshi, i cili është skulptor i fruta- perimeve.
Paraqitja e ushqimeve tona në tryezë ka një rëndësi të madhe. Xhino përgatiti në kuzhinën e “Rreze Dielli” një buqetë me fruta dhe perime të ndryshme duke krijuar idenë e një buqetë me lule të ndryshme.

Ai demostroi të gjithë proçesin e punës se si i krijon ai skulpturat e tij aq të veçanta duke krijuar imazhe në fruta dhe perime të ndryshme.
Ndërkohë që Xhino demostronte se si do e krijonte buqetën e frutave dhe perimeve në formën e një buqetë lulesh, zonja Tefta përgatiti për të gjitha amvisat një recetë të shijshme dhe po aq estetike sa dhe format e bukura që Xhino i jep frutave dhe perimeve.

Receta: “Japrak me lule kungulli”
Miell
Djath parmixhan
Erëza
Vezë
Raki
Krip
Miell
Vaj ulliri
Lule kungulli

Përgatitja e recetës: “Japrak me lule kungulli”
Brumë i përgatitur me djath parmixhan dhe erëza. Më pas përgatija e një qulli me vezë, raki, krip dhe miell. Lulet e kungullit i mbushim masën e përgatitur e më pas ato i lyejmë me qullin e përgatitur. Këto i skuqim në tigan me vaj ulliri për t`i skuqur.
Më pas recetën e përgatitur nga Zonja Tefta, e zbukuroi Xhino. Ai i dha një pamje estetike pjatës.

Për të krijuar buqetën e “luleve” me fruta dhe perime, Xhino përdori këto produkte:
Në fillim Xhino i dha formën e luleve kungujve, më pas me specat jeshil bëri mbushjen e buqetës si gjethe.
Me panxharin e kuq Xhino krijoi formën e një trëndafili dhe pamja e buqetës po plotësohej akoma më shumë.
Por, Xhino shfrytëzoi dhe disa perime të tjera për t`i dhënë një pamje edhe më të madhe e me ngjyra të ndryshme buqetës së tij të luleve me perime.
Me karrotën ai krijoi një tjetër lule dhe e shpëndau në mënyrë shumë estetike në buqetë.
Më pas me karstavecin, të cilit i dha formën e një zambaku uji, ai e plotësoi edhe më shumë këtë buqetë kaq të veçantë.

Xhino në limitet e fundit të kohës televizive tregoi dhe se sa shpejt mundi të përgatiste një pinguin lodër me perime për të shënuar dhe një rekord për shpejtësinë në këtë emision.

Por puna e Xhinos në gdhëndjen e perimeve dhe frutave edhe gjatë botërorit nuk ka munguar pasi ai në shalqin kishte gdhëndur portretin e futbollistit të Argjentinës Lionel Messi.
Redaksia Online
(m.z/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com